“Mjekët u detyruan të lënë punën, nxënësit mësimin për të mbushur sheshin, ku Nano do të mbante fjalimin”
08/06/2005 Turi i Kryeminsitrit shkakton reagime te sindikata
SHKODER - Turi elektoral i Kryeministrit Fatos Nano, i zhvilluar dy ditë më parë, ka shkaktuar ditën e djeshme edhe reagimet e sindikatës së shëndetësisë dhe asaj të pavarur në këtë qytet.
Shkaku i parë i këtij reagimi ka qenë imponimi që i është bërë nga drejtuesit, punonjësve të kompleksit spitalor të Shkodrës.
Vizita e Nanos në spitalin Obstetrik–Gjinekologjik, për inaugurimin e fillimit të punimeve të rikonstruksionit të kësaj ndërtese, është shoqëruar dhe me urdhrin e drejtuesve të Spitalit Rajonal, për të ndërprerë punën të gjithë punonjësit e tij, me qëllim daljen në pritje të kryetarit të PS, Fatos Nano. Lidhur me këtë veprim të drejtuesve të Spitalit, drejtuesi i sindikatës së shëndetësisë, Elmaz Allajbeu dhe asaj të pavarur, Albert Tuka, shprehen se mjekët dhe punonjësit e tjerë të spitalit janë ndier të fyer nga urdhri i dhënë për të dalë në pritje të Kryeministrit, në një kohë që në bazë të ligjit, në sektorin e shëndetësisë, nuk duhet ndërprerë puna për asnjë motiv.
Të indinjuar për këto urdhra të paligjshëm, si dhe për përfshirjen në politizim, drejtuesit e sindikatës së pavarur kanë dërguar një notë proteste drejtorisë së spitaleve, pa harruar të vënë në dijeni edhe përfaqësuesit e OSBE në Shkodër.
Ndërsa shkaku i dytë i reagimit të sindikatës së pavarur, kanë qenë kërkesat “shoqërore”, që disa drejtues të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare i kanë bërë mësuesve dhe nxënësve të tyre për të dalë në shesh gjatë mitingut që zhvilloi Nano, për hapjen e fushatës elektorale të PS në Shkodër. Edhe kjo kërkesë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të strukturave të sindikatave. V. Abdyli