E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rrufeja djeg shtëpinë 3 katëshe

08/06/2005  Dy familje ngelen pa strehë

Shkarkimet atmosferike kanë lënë pa strehë dy kurora në Sukth të Durrësit. Ndërtesa trekatëshe e Ndue Konika, banor në Fermë Sukth është djegur plotësisht, ndërsa vet kryefamiljari ka pësuar lëndime të rënda. Familjarët kanë pohuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01 të së martës dhe se shkak i djegies ka qenë rrufeja. Në shtëpinë e ndërtuar vetëm pesë vite më parë jetonin dy kurora, që banonin nën një kulm. Pas shkarkimit të rrufesë në flakë është përfshirë fillimisht çatia dhe më pas tymi e flaka ka përfshirë të tre katet. Sinjali për djegien e shtëpisë e ka dhënë një familje që banonte pranë shtëpisë që ka marrë flakë dhe thirrjet e tij kanë mundur të zgjojnë nga gjumi të rrezikuarit. Në të njëjtën kohë është njoftuar reparti zjarrfikës në Durrës si dhe policia, efektivat e të cilëve janë përgjigjur menjëherë.

Ndërkohë që pjesëtarët e tjerë të dy familjeve kanë lënë ndërtesën, Ndue Konika është futur në shtëpi për të shpëtuar mallin, por ka përfunduar vetëm një orë më pas në spitalin e Durrësit. Kryefamiljari ka marrë plagë të rënda në trup, pasi gjatë rënies së binarëve të çatisë ai është djegur kryesisht në shpatulla dhe këmbë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›