Mjekimi i gabuar, humbet shikimin fëmija shtatë vjeç
Një shtatëvjeçar nga një fshat i Elbasanit ka humbur shpresat për të parë dritën e diellit për shkak të një mjekimi të gabuar. Atij i ka ikur gati totalisht shikimi. Para syve tashmë i shfaqen veç ca objekteve të mjegullta që nuk mund t‘i dallojë se çfarë janë. Prindërit nuk lanë gjë pa shitur për të mundësuar kurimin e tij brenda dhe jashtë vendit. Por duket se pak shpresa kanë mbetur që ai të jetë si gjithë të tjerët. Nga Elbasani ka udhëtuar drejt Tiranës, në Maqedoni e në Turqi, por të gjithë i kanë thënë se ka nevojë për një ndërhyrje shumë të specializuar. Shpresa e vetme mbetet Rusia, ndërkohë që duke mos pasur më se çfarë të shesin, prindërit e vogëlushit kanë nxjerrë në shitje shtëpinë, por edhe këtë askush nuk e kërkon ta blejë në fshatin ku jetojnë.
Historia
Ka gëzuar festën e Vitit të Ri, por një javë më pas kanë nisur peripecitë e sëmundjes. Ky fat i ra shtatëvjeçarit Bjork Bajrami nga fshati Llixha rreth 10 kilometra larg qytetit të Elbasanit. Më 11 janar të këtij viti ai la orën e mësimit përgjysmë. "U këput në klasë si pa ndjenja dhe unë lajmërova prindërit e tij që ta shoqëronin në shtëpi", pohon mësuesja e tij, Mefa Isaku.
Që nga ajo ditë Bjorku nuk do të kthehej më në mësim. Për të do të niste rruga e gjatë në kërkim të kurimit të tij. "Ishte i shpërqendruar, pa fuqi dhe nuk hante më si më parë, ndaj e dërguam për vizitë në qytetin e Elbasanit", tregon i ati, Bujari. "Në Elbasan e vizitoi një mjek, të cilit nuk ia mbaj mend emrin. Ai më tha ta dërgoja djalin në Tiranë për të përcaktuar diagnozën", shton i ati. Atje duket se i kanë dhënë një kurë barnash kryesisht për anoreksi, të cilat i ka marrë në shtëpi. "Asnjë përmirësim nuk pati, por kur e çuam sërish në Tiranë na thanë se duhej kuruar jashtë, pasi kishte humbje të shikimit", tregon nëna e tij, Entela.
Burrë e grua shkuan në një spital të Maqedonisë me shpresën e kurimit. Sipas familjarëve, mjekët maqedonas kanë konkluduar se trajtimi i tij në Tiranë është bërë tjetër për tjetër. Ata janë kthyer në mesin e shkurtit të këtij viti për të mbledhur para që Bjorku të nisej drejt një spitali në Turqi. "I shita me pula e lopë, më ndihmoi pak edhe komuna dhe pasi sigurova 1,5 milionë lekë e shtrova djalin në një spital të Stambollit", thotë babai. Edhe atje nuk është bërë i mundur kurimi. Mjekët turq, me të gjitha përpjekjet e pasuksesshme, kanë rekomanduar kurimin e djalit shtatëvjeçar në Rusi. "Tani kam nxjerrë shtëpinë në shitje, por nga fshati ikin për të blerë shtëpi në qytet dhe nuk blejnë ato që dalin në shitje këtu", thotë Bujar Bajrami.
"Verbimi i plotë i djalit tim erdhi për shkak të mungesës së profesionalizmit të mjekëve, pasi djali ka pasur tjetër sëmundje dhe është kuruar për tjetër", thotë nëna, Entela.
Kur i pyet se cilët ishin mjekët që bënë këtë ngatërresë në trajtimin mjekësor të Bjorkut, prindërit ngrenë supet duke thënë: "Ne duam të shërohet djali dhe nuk duam të vijmë vërdallë e të gjejmë emrat e mjekëve. Edhe sikur t‘i gjenim, ç‘rëndësi do të kishte kjo për sytë e Bjorkut?!", thotë nëna.
Ndjek mësimet i verbuar
Pas 21 ditësh, Bjorku është kthyer sërish në klasën e tij. Dita e parë e rikthimit në shkollë ka përkuar me festën e Abetares në klasën e tij. Festa, ku kanë marrë pjesë të gjithë prindërit e mësuesit e kësaj klase, ka qenë shumë e dhimbshme. "Të gjithë qamë", - tregon mësuese Mefaja. Bjorku nuk e ka mbaruar dot të gjithë alfabetin. Prindërit, mësuesja dhe shokët e klasës kanë vendosur që Bjorkun ta kthejnë në mësim ashtu, pa mundur të shohë, vetëm që të mos mërzitet e të bjerë në depresion. Vjen dhe kthehet në shtëpi gjithmonë i shoqëruar. Mësimet i merr vetëm me të dëgjuar dhe arrin të shkruajë fjalë vetëm brenda atij grupi shkronjash që ka mundur të mësojë kur shikonte. Nuk dihet sesa do të vazhdojë kështu. Ndërsa vogëlushi shtatëvjeçar u lutet prindërve që të gjejnë të hollat për kurimin e tij, prindërit fatkeq bëjnë thirrje për ndihma financiare te cilido.