E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfaqësuesja e "Nitromak", e arrestuar për korrupsion

Skandali i aferave korruptive,
që e kanë bazën në
Ministrinë e Mbrojtjes,
vazhdon. E akuzuar për
ushtrim aktiviteti të siguruar nga
një licencim abuziv, firma nënkontraktore
e kompanisë amerikane
"Bechtel" ka vijuar punën rregullisht.
Nga ana tjetër, vetëm pak ditë
më parë, përfaqësuesja e kësaj
firme u arrestua nga prokuroria për
abuzim me detyrën bashkë me dy
zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kamioni me lëndë eksplozive që
doli nga rruga dhe ra mbi një shtëpi
fshati është i firmës "Nitromak
Albania".
Aksidenti i rëndë që ndodhi dy
net më parë, tregoi se "Nitromak"
vazhdon aktivitetin e vet pa probleme
dhe duke thyer rregulloren e
sigurimit teknik për transportimin
e eksplozivëve, ndonëse nën hetim
dhe me përfaqësuesen e vet të arrestuar
bujshëm në fillim të këtij
muaji. Janë burimet policore që
kanë konfirmuar se kamioni me targa
të Durrësit, i ngarkuar me dinamit,
ishte nisur nga depot e Shtabit
të Përgjithshëm të Ushtrisë në Borizanë
të Krujës, atje ku banorët e
dinë se ushtron veprimtarinë e vet
firma e prodhimit të eksplozivëve
"Nitromak". Arrestimi i dy zyrtarëve
të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes
dhe dy përfaqësuesve të firmave
që kundrejt korruptimit të zyrtarëve
kishin arritur të siguronin
leje për import-eksportin e lëndëve
plasëse, do të sillte dhe bllokimin e
veprimtarisë së dy firmave, "Nitromak"
dhe "Geoconsult", përgjatë
kohës së hetimit. Aq më tepër që
zyrtarisht u deklarua dhe se aktiviteti
i tyre ishte rezultat i aferave korruptive.
Megjithatë, ngjarja e
ndodhur në fshatin Bisak të Mirditës,
hedh dritë mbi një tjetër fakt.
Policia konfirmoi se drejtuesi i kamionit
ishte i pajisur me lejen përkatëse
për transportimin e lëndëve
plasëse. Dhe megjithëse çështja
është nën hetim dhe konsiderohet
si një nga shumë abuzimet e kryera
nga zyrtarët e lartë të Mbrojtjes, që
kanë lidhje me krijimin e monopoleve
në tregun e prodhimit,
shitjes dhe transportit të lëndëve
plasëse, aktiviteti kryhet normalisht.
Dhe sikur të mos ndodhte ngjarja
e Mirditës, ndoshta gjërat do
të kishin të njëjtin ritëm. Për fatin e
mirë të familjes mirditore, por edhe
të të gjithë zonës atje, dalja jashtë
rruge e kamionit nuk u pasua me një
tjetër Gërdec. Shpërthimi i
ngarkesës prej 10 tonësh dinamit
do të kishte pasoja të rënda në
njerëz dhe mjedis. Po në krahun
tjetër duhet konsideruar fat që incidenti
zbardhi publikisht një tjetër
faqe të skandaleve që po ndriçohen
pak nga pak që pas 15 marsit
për marrëdhëniet e vendosura mes
qeverisë shqiptare dhe subjekteve
private të licencuara për demontim
dhe import-eksport lëndësh eksplozive.
Firma "Nitromak Albania",
për llogari të së cilës nga Turqia
nëpërmjet Portit detar të Durrësit
vinin sasi të konsiderueshme
lëndësh të para për prodhimin e
lëndëve plasëse, nitrat amoni, si
dhe dinamit, e ushtronte aktivitetin
e saj prodhues në Borizanë të
Krujës. Ngarkesat e mbërritura për
llogari të firmës "Nitromak Albania",
e cila kompaninë mëmë "Nitromak"
e ka në Turqi, nga Porti i
Durrësit niseshin drejt Borizanës së
Krujës dhe më pas drejt Kukësit.
E arrestuara
Në fillim të muajit maj u deklarua
me bujë goditja e një afere
korruptive e post-Gërdecit. Autoritetet
policore dhe ato të akuzës
deklaruan arrestimet e dy zyrtarëve
të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes,
Shkëlzen Madanit, drejtor i Drejtorisë
së Menaxhimit të Instalimeve
dhe të Burimeve në Ministrinë
e Mbrojtjes dhe Kadri Sulit,
ish-komandant i brigadës logjistike
nr. 4300. Po ashtu u arrestua dhe
përfaqësuesja ligjore e "Nitromak
Albania shpk", Aurela Çota, një figurë
e përafërt me atë të Diverolit,
amerikanit 22-vjeçar, dhe bashkë
me të dhe Ferdinand Hodo i "Geoconsult
shpk". Arrestimet erdhën
pas hetimeve paraprake të bazuara
në denoncimin e një firme
tjetër konkurrente, që nuk kishte
arritur të licencohej ndonëse
përmbushte kriteret e kërkuara.
Korruptimi aktiv nëpërmjet
parave i personave që ushtrojnë
funksione publike është akuza që
rëndon mbi 25-vjeçaren, e vetmja
që la qelitë e paraburgimit për t‘u
siguruar me arrest shtëpiak. Zyrtarët
akuzohen dhe për dhënien
me qira të objekteve ushtarake për
këtë firmë, që paguan shuma
thuajse të papërfillshme

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›