E Shtunë, 31 Tetor 2026

Terrenet malore veshtiresojne punen

TIRANE -Drejtori i Pergjithshem i Emergjencave Civile, Alfred Olli, tha se per shuarjen e zjarreve diten e djeshme u moren masa te menjehershme, duke vene situaten nen kontroll. Sipas tij, "situata dje ne disa qarqe te vendit ka qene vertet problematike dhe jane konstatuar 10 vatra zjarri, te cilat jane te perqendruar ne qarqet e Fierit, te Vlores, ne Kavaje dhe ne Lushnje". Olli tha se, zjarret ne bashkine e Orikumit dhe ne komunen Ndermenas, kane qene me te fuqishem, si pasoje e renies se tyre ne pyje. Nga raportimi i fundit i dites se sotme (dje), tha Olli, behet e ditur se zjarri ne Vlore eshte shuar, nderkohe qe po punohet per shuarjen e zjarrit ne grykederdhjen e Semanit, ne komunen e Ndermenasit, ku akoma ka disa vatra zjarri aktive. Dje eshte operuar me forcat e sherbimit zjarrfikes, me forcat e Policise se Shtetit si dhe me forcat e shtabit te pergjithshem ne Qarkun e Vlores ne bashkine e Orikumit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›