Mjeti i Kushtetueses aksidenton motoçiklistin
Makina e Gjykatës Kushtetuese aksidenton një motoçiklist. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesditës së djeshme, pasi automjeti sipas policisë ka dalë nga gjykata, duke dashur të presë rrugën te Kryeministria për të dalë tek ura në bulevard. Makina është përplasur me një motor tip "Papaq", që drejtohej nga shtetasi Kujtim Çela. Si pasojë e përplasjes, Çela ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në Spitalin Ushtarak, por jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit, ndërsa gjatë gjithë kohës, targa e makinës së Gjykatës Kushtetuese është mbajtur e mbuluar. Sipas policisë, në momentin e aksidentit brenda makinës shtetërore ndodhej vetëm drejtuesi i saj, për të cilin bëhen të ditura vetëm inicialet