E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi firmos transferimin e 13 prokurorëve, mes tyre edhe Shtylla

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me një dekret të veçantë ka firmosur transferimin e 13 prokurorëve. Mes emrave të prokurorëve që transferohen është edhe ai i Zamir Shtyllës, që pas dorëheqjes, u transferua nga Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, si prokuror i thjeshtë në Elbasan. Shtylla dha dorëheqjen si kryesues i hetimeve për dosjen e Gërdecit dhe nga posti që mbante në Prokurorinë e Përgjithshme. Dorëheqja e tij erdhi fill pas hyrjes në fuqi të ligjit të "Dosjeve" pa dekretin e Presidentit. Dekreti i djeshëm, firmosur nga Presidenti Topi, "Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë", është bërë me propozim të Prokurores së Përgjithshme dhe hyn në fuqi menjëherë.

Ja kush transferohen
1. Zamir Shtylla, nga Prokuroria e Përgjithshme në Elbasan
2. Bardhok Lleshi, nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, në Lezhë
3. Enklid Gjini, nga Prokuroria e Tiranës, në Fier
4. Kolë Hysenaj, nga Prokuroria e Tiranës, në Lushnjë
5. Llambi Bako, nga Prokuroria e Tiranës, në Krujë
6. Përparim Hasa, nga Prokuroria e Tiranës, në Elbasan
7. Shahin Pasha, nga Prokuroria e Tiranës, në Kurbin
8. Dritan Gripshi, nga Prokuroria e Durrësit, në Berat
9. Edmond Karriqi, nga Prokuroria e Durrësit, në Kurbin
10. Shyqyri Duro, nga Prokuroria e Kavajës, në Shkodër
11. Arenc Cela, nga Prokuroria e Lushnjës, në Berat
12. Skënder Mestani, nga Prokuroria e Beratit, në Lushnjë
13. Julian Zonja, nga Prokuroria e Fierit, në Tiranë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›