Skandali seksual me fëmijët, mjeku anglez në gjyq
Pas Xhon Devid Braun, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, të akuzuar për pedofili, një tjetër i huaj merret i pandehur për skandalin seksual që tronditi Tiranën në 2005-ën. Drejtuesi i klinikës ABC, Gay Eshelman, është dërguar si i pandehur në Gjykatën e Tiranës dhe do të gjykohet nga gjyqtari Martin Deda për akuzën e moskallëzimit të krimit. Hetimet për anglezin nisën menjëherë pas një deklarate të tij të dhënë në gjykatë, ku pohoi se ishte në dijeni të abuzimit seksual me të miturit. Por prokuroria pa të dyshimta raportet mjekësore, ku fëmijët përshkruheshin pa probleme në një kohë që të miturit rezultonin të abuzuar. Po gjatë këtij procesi doli në dritë një raport impotence për Xhon Devid Braun, e firmosur nga klinika, pavarësisht se ekzaminimet e bëra nga ekipi shqiptar nuk flisnin për një gjë të tillë. Klinika "ABC" gjendet fare pranë ndërtesës, ku të miturit strehoheshin në qendrën "Fëmijët e tij", që prej skandalit të bërë publik e mbyllur nga autoritetet. Administratori i kësaj qendre, Xhon Devid Braun, u dënua pak muaj më parë me 20 vjet burg dhe u shpall person i padëshiruar në Shqipëri për gjithë jetën.
Dëshmia në gjykatë
Mjeku dhe drejtuesi i klinikës "ABC", e cila ndodhet në afërsi të Prokurorisë së Përgjithshme në Tiranë, ka deklaruar në Gjykatën e Tiranës, në procesin gjyqësor ndaj David Braun, se me fëmijët është abuzuar seksualisht, megjithëse ai nuk ka lajmëruar autoritetet shqiptare. Eshelman ka pranuar se fëmijët janë abuzuar seksualisht, por pa bërë përgjegjës persona konkretë për këto veprime. Gjithashtu ai ka shprehur se edhe pse e dinte për abuzimet, ka refuzuar të kontaktojë me organet policore shqiptare për të denoncuar abuzimet. Eshelman ka treguar se e kishte njohur Devid Braun në vitin 2001, kohë në të cilën ai ishte bërë pacient i klinikës "ABC", për shkak të disa problemeve personale. Gjatë vizitave, klinika e Eshelman e ka cilësuar impotent David Braun. Por gjatë të njëjtave kontrolle mjekësore, në një klinikë tjetër private, Braun nuk ka pasur probleme.
Gjyqi tjetër
Ndërkaq, një gjykatëse tjetër po drejton procesin ndaj dy të akuzuarve të tjerë për pedofili, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, të ekstraduar nga Londra për të njëjtin skandal, ndërsa gjyqi i Gay Eshelman do të nisë këto ditë i veçuar nga të pandehurit e mëparshëm. Prokuroria deklaron se ka prova të pakundërshtueshme ndaj personave me shtetësi dhe kombësi angleze. Në shoqërinë e prindërve dhe psikologëve, fëmijët kanë dëshmuar gjithçka ndodhte në qendrën e mësipërme, duke akuzuar kryesisht Kristodulu dhe Arnold. Dëshmitë e tyre do të përdoren në gjykatë. Në mesin e tyre është një vajzë 15 vjeçe dhe dy djem, njëri 7 dhe tjetri 11 vjeç. Ata kanë rrëfyer edhe njëherë në seancat gjyqësore ndaj David Braun. Dëshmia e tyre është filmuar dhe do të ndiqet me video-konferencë. "Gjatë dëshmisë së parë, ata kanë ‘fundosur‘ kështu tre të pandehurit e kësaj çështjeje", pohojnë burime nga gjykata. Mësohet gjithashtu se tre të miturit, përveç abuzimeve ndaj tyre, kanë shpjeguar para togave të zeza edhe për raste të tjera të ndodhura në qendrën e bamirësisë "Fëmijët e mi" nga të pandehurit.