“Mocioni do të zhvillohet në përputhje me ligjin”
Autori i Lajmit: red.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, tha të hënën pasdite në Kuvend se mocioni me debat me kryeministrin Sali Berisha për çështjen "Fazliç" do të zhvillohet në përputhje me ligjin. Në seancën e djeshme, deputeti i opozitës, Erion Braçe, akuzoi kryeparlamentaren se nuk po respekton procedurat lidhur me kërkesën e PS-së për një mocion debati me Berishën, ku ky i fundit duhet të përgjigjet para deputetëve për çështjen "Fazliç". Sipas Topallit, kërkesa e PS-së është depozituar më 8 tetor dhe brenda tre ditësh, siç e parashikon rregullorja, është mbledhur Konferenca e Kryetarëve. Ajo tha se Kryetari i Qeverisë ka ardhur çdo ditë në seancë plenare dhe ka folur për këtë çështje dhe për çdo çështje tjetër. “Rregullorja është ligji themelor dhe parashikon që brenda 30 ditëve nga dorëzimi i kërkesës të zhvillohet debati, sepse kështu funksionon Parlamenti dhe ligji do të respektohet deri në fund”, - iu përgjigj Topalli kërkesës së deputetit Braçe.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008