Moratorium për ligjin e ri të Prokurorisë
Autori i Lajmit: red.
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon bllokimin e ligjit të ri për Prokurorinë. Kryetari i Grupit Parlamentar “E Majta për Integrim”, Pëllumb Xhufi, pohoi dje se organi i akuzës ka nën hetim një sërë çështjesh të rëndësishme, të cilat mund të zgjidhen shumë mirë me ligjin aktual. Xhufi ka akuzuar qeverinë “Berisha” se po zvarrit qëllimisht Reformën në Drejtësi dhe atë Zgjedhore. Sipas tij, Reforma në Drejtësi, e cila deri para dy muajsh nuk kishte filluar ende, ka njohur pikërisht këto dy muaj një superprodhim të paparë iniciativash ligjore të ndërmarra nga Ekzekutivi, me të cilat ai kërkon të forcojë presionin mbi organet e gjyqësorit, duke filluar që nga Prokuroria. Xhufi shtoi se ligji për Prokurorinë e shtetit dhe ligji tjetër për administratën gjyqësore janë dy projektligje, të cilat kanë ndezur me të drejtë një debat të ashpër dhe që kanë krijuar shqetësime të mëdha jo vetëm te institucionet e interesuara për këto dy projektligje, jo vetëm tek politika dhe posaçërisht te opozita, por dhe te faktori ndërkombëtar. “LSI, duke shprehur dënimin dhe denoncimin e saj për çdo akt korruptiv të elementëve të veçantë dhe individualë në sistemin e Prokurorisë apo në atë të gjykatave, distancohet nga çdo përpjekje e ekzekutivit dhe e kryeministrit Berisha në veçanti për ta treguar sistemin e drejtësisë si një simbol të korrupsionit. LSI kërkon që në veçanti në raport me projektligjin për Prokurorinë e shtetit, të caktohet një moratorium për një kohë të arsyeshme, sepse ne gjykojmë që ligji aktual për Prokurorinë e Shtetit është mjaft i mirë për të çuar deri në fund hetimet që kanë të bëjnë me aferën e shekullit, me tragjedinë e Gërdecit, si dhe me ngjarje të tjera korruptive dhe kriminale, siç është çështja “Fazliç”, - theksoi ai. Xhufi akuzoi mazhorancën dhe për vonesën e Reformës Zgjedhore. Ai kujtoi se komisioni për Reformën Zgjedhore është shtyrë 5 herë, ndërkohë që kodi i ri pritet të mbyllet në nëntor. “Këto shtyrje pa mbarim nuk lënë të premtohet asgjë e mirë dhe nga ana tjetër, tregojnë edhe qasjen, gjithnjë, në mungesë të transparencës që PD dhe PS po aplikojnë edhe në hartimin e Kodit Elektoral”, - tha numri dy i LSI-së.
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008