Topalli takon ministrin e Jashtëm italian
Autori i Lajmit: red.
Ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini, përgëzoi Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli, për reformat e realizuara nga Parlamenti shqiptar, të cilat e afrojnë vendin me Bashkimin Evropian. "Gjithçka që Italia ka bërë për Shqipërinë e ka bërë sepse ju e keni merituar. Të gjitha forcat politike në Itali mbështesin plotësisht anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe ju siguroj se shumë shpejt Parlamenti italian do të konfirmojë votën pro Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në Aleancën e Veriut", - garantoi ministri Fratini kryetaren Topalli, gjatë një takimi sot në mesditë. Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit, ndërsa nënvizoi realizimin e shumë reformave thelbësore, tha se "tashmë puna e Parlamentit shqiptar është fokusuar në Reformën Elektorale dhe atë në Drejtësi". Korridori 8 ishte një nga pikat e rëndësishme të takimit me z. Fratini, për të cilin ministri italian theksoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet që ky projekt të përfshihet në projektet prioritare që do të realizohen me Fondin Evropian të krijuar së fundi nga BE-ja. Fratini premtoi se me kthimin e tij në Itali do të diskutojë për këtë çështje me krerët më të lartë të shtetit italian, pasi Italia e konsideron prioritar Korridorin 8. "Është momenti i duhur që të gjithë bashkë të nxisim Brukselin për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm që kalon njëkohësisht në vende që janë pjesë e BE-së dhe në vende si Shqipëria e Maqedonia, që shumë shpejt do të bëhen pjesë e saj.”
Ky lajm është publikuar: 28/10/2008