E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moda e fundeve për sezonin dimëror



Fundet do të jenë një veshje e preferuar për femrat gjatë sezonit dimëror. Stilistët kanë përgatitur modelin më të preferuar të fundeve për këtë dimër, që është ai treçereksh dhe me bel të lartë. Ndërsa përsa i përket copës së tyre, më së shumti bien në sy ato prej stofi jo shumë të trashë dhe me kuadrate. Sipas stilistëve, me këto funde çdo femër duket si një zonjë e matur e këtij sezoni. Por pas fundeve treçerekshe nuk ngelen as minifundet, që janë tepër të preferuara për vajzat e reja. Cilado veshje 40-vjeçare e modës do të quhej një klasike e paperëndueshme dhe do të mbahej me një kujdes të veçantë në gardërobë duke pritur momentin e përshtatshëm për ta veshur, ose për të shijuar në pak momente vështrimi një elegancë të përjetshme. Por kjo nuk ndodh kjo me minifundin. Që në vitin 1963, vit nën të cilin u krijua në Francë nga stilisti Pierre Cardin dhe në Angli nga Mary Quant minifundi, moda i ka rezervuar vetëm pozicione joshëse, rinore dhe alegrie. Kjo ka ndodhur dhe në sfilatën më të fundit, ku stilistët pothuajse unanimisht kanë deklaruar se fundi është i shkurtër, madje shumë i shkurtër dhe më shumë se kurrë sensual.
Minifundi
Veshja me funde të shkurtra tani e tutje do të jetë një domosdoshmëri për ato që e ndjekin modën. Ja disa pika referimi për ato që duan ta provojnë, kujtime për ata që vite më parë ia kanë dalë kësaj nisme. Në qoftë se e vesh minifundin në deri në 25 vjeç, kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: jetë plot gjallëri, një shpirt i lirë, pasion për muzikën. Nga mund të frymëzohesh: nga gardërobat e balerinave të spektakleve dhe nga veshjet e këngëtareve pop të brezit të fundit si Shakira dhe Britney Spears. Me çfarë mund ta veshësh: me një kanotierë të shkurtër, me një bluzë të shkurtër dhe të ngjitur pas trupit ose me një T-shirt me numrat e lojtarëve të t’u të preferuar. Aksesorët me të cilët mund ta shoqërosh: me syze dielli jo të tejdukshme, me çantë të stampuar me figura të mëdha apo të modeluar me lule. Kundërshtimet që do të hasësh: profesorët, eprorët, prindërit e rreptë, lëvizjet me biçikletë dhe me urban.
Nga 25-35 vjeç
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: siguri në vetvete, disa orë palestër në javë, flokët e prerë nga një parukier i llahtarshëm dhe një nxirje e lehtë e trupit. Nga se mund të frymëzohesh: nga stili pak i ftohtë, por i pakundërshtueshëm i ish-Spice Girl, Victoria Beckam. Me çfarë mund ta veshësh: me një xhup të ngushtë dhe të shkurtër lëkure apo xhins, ose me një bluzë pop. Aksesorët me të cilët mund ta shoqërosh: Me syze dielli jo të tejdukshme, me një çantë origjinale, me këpucë me takë të lartë dhe unaza dhe vathë brilantë, nuk ka rëndësi në se janë të vërtetë apo fals. Kundërshtimet që do të hasësh: një takim në moment e fundit në punë ku do të ishte e domosdoshme të vishje pantallona dhe xhaketë.
Nga 35-45 vjeç
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: sa më pak celulit, grintë me vetveten dhe aspak xhelozi për vajzën tuaj adoleshente. Nga mund të frymëzohesh: nga fantazia e larmishme e Julia Roberts tek filmi Erin Brockovich, por pa i marrë anët e ekzagjeruara. Me çfarë mund ta veshësh: me një xhaketë saharianë me prerje të mrekullueshme, me një T-shirt klasik, me këmishë me prerje si të burrave dhe me bluza hipi të ruajtura që nga vitet ‘70. Aksesorët me të cilët mund ta shoqërosh: me këpucë me takë të butë dhe jo shumë të lartë, me këpucë sportive të firmosura ose me një palë çizme të bukura. Kundërshtime që do të hasësh: me një veshje të tillë është e vështirë që të zbresësh nga makina.
Rreth të 50-ave
Kushtet themelore për një përdorim korrekt janë: sens i realitetit dhe fëmijë të cilët me komentet e tyre të zbresin me këmbë në tokë. Nga mund të frymëzohesh: nga Ivana Tump, veshjet e ngushta të Donatella Versace dhe Tina Turner. Me çfarë mund ta veshësh: me xhaketë, me T-shirt si këmishë dhe me bluza pak më të mëdha se sa masa jote. Aksesorët me të cilët mund ta shoqërosh: Me një byzylyk floriri por të vërtetë, me një çantë serioze dhe më këpucë me takë jo shumë të lartë. Kundërshtimet që do të hasësh: në qoftë se ndihesh rehat me veten tënde nuk do të kesh asnjë kundërshtim.

29 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›