“VW Jetta TDI”, automjeti “më i pastër” i vitit
Për herë të parë një automjet që ecën me naftë ka fituar çmimin më të madh “të gjelbër”. Ai është “Volkswagen Jetta TDI” dhe është shpallur “Automjeti ekologjik i vitit”. Prej tre vjetësh, “Green Car Journal” është interesuar për të gjetur automjetin më ekologjik të vitit dhe për ta shpallur atë si automjetin më të mirë e funksional. Vitet e shkuara, ky çmim u është dhënë automjeteve të “Los Angeles Auto Show” dhe zgjedhja e VWD “Jetta TDI” i ka surprizuar të gjithë. “Kjo do të thotë se ka arritur nafta e pastër”, - ka thënë Ron Kogan, redaktor i gazetës së përditshme “Green Cars”, e cila ndan çmimet. “Jetta TDI” ka pesë ulëse, shpenzon katër litra në 65 kilometra dhe kushton 21.990 dollarë, apo 17.600 euro. Modelet e “Jetta TDI”, të cilat janë paraqitur në treg në gusht të këtij viti, tanimë janë shitur të gjitha. Ky automjet ofron cilësinë dhe garancinë e dëshiruar nga gjithkush. Ai u zgjodh nga një juri prej 9 personash, të gjithë ekspertë të Amerikës së Veriut ku ka edhe tregun më të madh të shitjeve. Ekspertët janë shprehur se në këtë automjet janë bërë disa modifikime për pastrimin e naftës. Këto modifikime e bëjnë “Jetta TDI” një nga automjetet me karburant më të pastër jo vetëm në Amerikë, por në të gjithë botën. Ajo është më e preferuar kryesisht nga moshat e reja dhe konsiderohet si automjeti më i shitur europian në Shtetet e Bashkuara. Shitjet për të kanë përfunduar që në muajin gusht. “Është një nder i madh që automjeti ynë “Jetta TDI” mori çmimin “Automjeti ekologjik i vitit”,- është shprehur menaxheri i kompanisë “Volkswagen” për Amerikën.
“Bugatti Veyron” në pistën e Top Gear
Se sa të shpejta janë automjetet gjatë viteve të fundit kemi mundur ta kuptojmë nga emisioni më i popullarizuar botëror për automjetet, “Top Gear”. Ekipi i “Top Gear” në pistën e tij testuese gjatë disa viteve të fundit ka provuar një varg të automjeteve ekzotike, nga “Ascari A10” deri te “Pagani Zonda”. Të gjitha automjetet janë trajtuar njëlloj dhe shoferi më i trajnuar në këtë ekip është misteriozi Stig. Megjithatë, edhe pse automjetet kanë ndryshuar pozicionet e listës kohë pas kohe, rekordin e fundit prej 1:17.1 e ka vendosur “Gumpert Apollo S”, një automjet që ka pasur mundësi të tregojë veten për dy vjet rresht. Natyrisht, bëhet fjalë për të fuqishmin “Bugatti Veyron”, i cili me 1.001 KF në dispozicion i ka të gjitha predispozitat të bëhet automjeti më i shpejtë në listën e “Top Gear”.
AUDI trelitërsh V6 në S5 uk mund të themi se nuk kemi pritur diçka të tillë. Sipas revistës online për automobilizmin “Insideline”, Audi është duke u përgatitur që motorin V8 atmosferik prej 4.2 litrash FSI të modelit A5 ta zëvendësojë me motorin V6 nga limuzina S4. Me pothuajse të njëjtën fuqi dhe me shpenzim e masë dukshëm më të ulët, trelitërshi V6 prej 329 KF dhe me kompresor është zgjidhje ideale për S5, - pohojnë në Audi. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Audi “do të mbysë” motorin V8 prej 4.2 litrash, sipas disave një prej motorëve më të mirë në planet.
29 Nentor 2008