Mohimi i familjes, vëllai mohon publikisht vëllanë
Shkrimi në gazetë ka vetëm 7 pjesëtarë, ndërsa certifikata familjare ka edhe vëllain e mohuar, Hetemin
Gjithçka njohu diktatura dhe sistemi diktatorial në Shqipëri. Vëllai mohoi vëllanë, shoku spiunoi shokun, gruaja spiunoi burrin e dhjetëra e dhjetëra histori të tilla të treguara e dëgjuara gjatë viteve post-komuniste. Hapja e dosjeve për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit duket se do të nxjerrë përpara shqiptarëve gjithë vrerin e sistemit famëkeq. Të gjithë ato dosje ku njerëz me pseudonime apo pa të tilla, me trillime e akuza false apo për të fituar 120 lekë, burgosnin e shkatërronin familje të tëra. Por, nuk ndaloi këtu. Shumë prej tyre njohën karrierë dhe shpërblime dhe pas rënies së sistemit monopartial, në pluralizëm ish-sigurimsat dhe bashkëpunëtorët e tyre nuk qëndruan në hije. Poste kyçe në administratë, por edhe në qeveri. Emra dhe pseudonime për deputetë e ministra, apo figura të tjera publike jepen dhe njihen mjaft mirë nga shoqëria, por ende nuk ka një zgjidhje përfundimtare që të pengojë ngritjen e këtyre individëve në nivelet e larta të administratës dhe qeverisjes. Nisma e fundit e mazhorancës duket se vendos në vend një detyrë politike dhe morale ende të pakryer nga PD, duke çuar në zbardhjen e të gjithë të vërtetave dhe të zezave që fshihen në dosjet e ish- sigurimit.
Të vërtetat që duhen thënë jo vetëm për të çuar në vend dinjitetin dhe të drejtën e mohuar, por edhe për të mos pasur më abuzime dhe presione me emra, pseudonime apo histori sigurimi. Gjurmë të vështira të asaj kohe ngelen edhe sot, ku vëllai mohon vëllanë. Arsyeja duhet të jetë diku larg, por gjithsesi ka edhe histori ku vëllai flet apo publikon diçka për familjen dhe mohon vëllanë, mesa duket sërish gjurmët shkojnë tek e shkuara.
Nga certifikata familjare del se janë 8 pjesëtarë, ndërkohë që tek artikulli i shkruar nga një prej vëllezërve dalin 7. Diçka e çuditshme, vëllai i madh nuk figuron në publikimin mbi familjen Belishta, por ai nuk përmendet aspak në artikull dhe jo më të flitet për atë që ai përfaqëson. Djali i madh i familjes Belishta është mohuar nga një prej vëllezërve, por duket se kjo ka pak rëndësi. Hetemi është djali i madh i familjes Belishta dhe këtë nuk e mohon dot askush, qoftë edhe një shkrim qesharak në ndonjë gazetë periferike. Çdo familje ka historinë dhe trashëgimtarët e saj, të cilët nuk mund të humbasin apo të fshihen në publik nga shkrime gazetash. Dokumentet e botuara vërtetojnë gjithçka dhe zbardhin një të vërtetë të dhimbshme. Sërish vëllai ka mohuar vëllanë, dhe vetëm për bindje politike. Ndoshta hapja e dosjeve, rishkrimi i historisë, janë çështje thelbësore për dinjitetin dhe të vërtetën e shqiptarëve.