Mohojnë akuzat, lihen në burg tre të akuzuarit, dy me “arrest shtëpie”
Kredia
Në Gjykatën e Tiranës janë shoqëruar për masë arresti katër nga pesë të akuzuarit për mashtrimin me kreditë. Bëhet fjalë për shtetasit Agim Karamucaj, Rexhep Zhegu, Fatmir Kasalla dhe Brunilda Muhaj, ndërkohë që është marrë masa në mungesë dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasi Edmond Gjulani. Të akuzuarit kanë mohuar akuzat e ngritura nga prokurori Gentian Osmani, ndonëse ky i fundit paraqiti prova që provonin fajësinë e tyre. Për këtë arsye, prokurori i kërkoi gjykatës lënien në fuqi të masës së arrestit “burg pa afat” për shtetasit Agim Karamuçaj, Rexhep Zhegu e Edmond Gjulani, si dhe masën e arrestit “arrest shtëpie” për shtetasit Fatmir Kasalla e Brunilda Muhaj. Sipas burimeve nga akuza, pesë të akuzuarit dyshohen për kryerje të një veprimtarie të paligjshme, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nëpërmjet mashtrimit dhe falsifikimit, merrnin kredi me dokumentacion në emër të personave të tretë, si dhe në emër të tyre. Sipas akuzës, shuma e parave të marra, të fituara nëpërmjet falsifikimit të dokumentacionin, të ndihmuar nga analistja e kredisë për aplikim në marrje kredie, arrin në vlerën e 80.000 eurove, ndërkohë që mësohet se personat në hetim dyshohet se janë të përfshirë minimalisht në 8 raste mashtrimesh, nga të cilat kanë përfituar rreth 20 milionë lekë të vjetra. Pesë personat do të gjykohen për konsumim të veprave penale të “mashtrimit me kredi”, “falsifikim të dokumenteve, nga persona që kanë për detyrë t’i lëshojnë dhe përdorimi i tyre” dhe “korrupsion pasiv në sektorin privat, në bashkëpunim”.