Ndalohet kryeplaku, asgjësohen 4 parcela me kanabis sativa
Operacioni
Katër parcela me bimë narkotike kanabis sativa të asgjësuara, si dhe dy persona të shoqëruar në polici, si autorë të dyshuar të mbjelljes së tyre. Ky ka qenë bilanci më i fundit i policisë së Durrësit me atë të Krujës, të cilat kanë ndërmarrë një ditë më parë operacionin e radhës për asgjësimin e bimëve narkotike. Lajmi është konfirmuar dje nga zëdhënësja e policisë së qytetit bregdetar, Ornela Cako, sipas së cilës, në vijimësi të operacionit “Ora e asgjësimit”, i cili ka si objekt kontrollin e territorit dhe konstatimin e asgjësimin e bimëve narkotike, ka vazhduar në mënyrë intensive kontrolli në zonat e favorizuara nga kushtet e terrenit për kultivim të bimëve narkotike në Komunën Cudhi, Krujë. Si rezultat i kontrolleve të ushtruara, u bë e mundur që në fshatrat Shqezë e Mafsheq, Krujë, të evidentohen 4 parcela me bimë narkotike të dyshuar si kanabis sativa, nga të cilat 3 ndodheshin në fshatin Mafsheq dhe 1 në fshatin Shqezë. Në total numri i bimëve të evidentuara e të asgjësuara (me anë të djegies) është 1.613 bimë, nga të cilat 613 të evidentuara në Shqezë dhe diferenca në Mafsheq. Lidhur me rastet në fjalë, në vijimësi të punës hetimore të kryer, është bërë shoqërimi në polici i Xhaferr Durmos, si autor i dyshuar për kultivimin e bimës në një nga parcelat e fshatit Mafsheq, si dhe Kadri Karajt, kryeplak i fshatit Shqezë, Komuna Cudhi, Krujë. Sipas Cakos, ndaj shtetasve në fjalë po vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme procedurale, përkatësisht për veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe moskallëzimit të krimit. Njëkohësisht po punohet për identifikimin e autorëve të tjerë të kultivimit të bimëve narkotike në 3 parcelat e tjera. Për këtë vit rastet e kultivimit të bimëve narkotike në Qarkun e Durrësit shkojnë në 9, të gjitha të konstatuara në Komunën Cudhi, Krujë dhe në total numri i bimëve narkotike të evidentuara e asgjësuara kap shifrën e 2.885 rrënjëve.