Moisiu: Meidani më kërkon makinën kur dua ta takoj
• Ish-presidenti Alfred Moisiu është i pakënaqur nga trajtimi që përfiton tani, pasi ka lënë detyrën e kreut të shtetit.Alfred PezaNë një intervistë në “Ora TV”, Moisiu thotë se këtë shqetësim ia ka paraqitur edhe Presidentit Topi kur i ka dorëzuar detyrën, teksa tregon se sa herë kërkon të takojë Meidanin, ky i fundit i kërkon t'i çojë makinën për ta marrë. Moisiu flet gjithashtu edhe për bisedat me Putinin për Kosovën dhe lutjen për Presidentin Bush që ta deklaronte qëndrimin e SHBA nga Tirana lidhur me pavarësinë e Kosovës. A ndiheni të vlerësuar pasi keni lënë detyrën, në lartësinë që meritoni, si ish-President, nga shteti i cili i keni shërbyer? Kam parë disa herë z. Rexhep Meidanin të ecë në këmbë rrugëve të Tiranës dhe të them të drejtën, si qytetar nuk ndihesh mirë.Unë mendoj që ju keni të drejtë. Unë jam ndjerë mirë në kontaktet dhe takimet që kam pasur me qytetarët e zakonshëm, të njohur dhe të panjohur, shumica mund të them për të panjohur, siç vërtetë më kanë shprehur për konsideratat e tyre për punën që unë kam bërë gjatë pesë viteve të mandatit si kryetar i shtetit. Por, unë mendoj që në drejtimin e kahit tim të ish-kryetarëve të shtetit dhe personaliteteve të tjera të larta të vendit, ka shumë vend për të rregulluar nga ana ligjore dhe shpesh, ose deri më tani me të thënë të drejtën, këto gjëra janë lënë pas dore. Ka disa vendime qeveria, të cilat ndryshojnë rast pas rasti, për një arsye ose për një tjetër dhe nuk është trajtimi i personaliteteve të larta të vendit, sikurse është në rajonin tonë, po të marrim Maqedoninë ose Malin e Zi.Si e kanë rregulluar ato?Ata kanë një ligj për statusin e ish-presidentëve dhe aty janë përcaktuar të gjitha të drejtat. Kanë të drejta jo vetëm për një godinë, ose si të thuash për një zyrë të bollshme, por edhe për sekretar dhe për mundësi të tjerë. Kanë edhe një fond që është në raport me përqindjen e presidentit që është në fuqi, pra sa herë që lëviz ai fond lëviz edhe fondi i Presidentit. Për shembull, po marr kur isha në Hungari për një vizitë zyrtare dhe udhëtova me ish-presidentin Matul, në një drekë, ai kishte edhe shef protokolli në stafin e tij. Ishte një gjë me të vërtetë e pamenduar nga ana ime, që mund të kishte kaq staf të madh dhe unë mendoj se kjo nuk është thjesht për të respektuar një ish-personalitet. Pasi në fund të fundit nuk respektohet individi, por puna që ai ka bërë, por respektohet edhe vendi në raport me të tjerët. Unë e quaj të nevojshme këtë punë, pasi njeriu, pavarësisht se lë një detyrë është krejtësisht normale, nuk mund të ketë gjëra të përjetshme dhe kalon në një stad tjetër të punës së tij, ka disa detyrime ndaj shoqërisë, ndaj shtetit, ndaj bashkëkombësve të tij, ta transmetojë dhe ta japë, për këto duan disa kushte minimale. Unë shpresoj, shpresoj gjithmonë, që Presidenti aktual, pasardhësi im zoti Topi, ta vërë në vijë këtë punë. Kur unë ia dorëzova detyrën, ia vura në dukje këtë mangësi, sepse kur je në detyrë këtë nuk e ndjen shumë me të thënë të drejtën. Me të thënë të drejtën me ish-presidentin Meidani, takohem dhe pi ndonjë kafe, edhe më thotë që më dërgo makinën të më marrësh se është edhe larg. Nuk është problemi domethënë, sepse sot njeriu mund të lëvizë me një taksi, por këtu është çështja e një trajtimi që gjykoj se duhet rregulluar kjo punë, me mendje të ftohtë dhe vizion kombëtar shtetëror. Kushdo që është i ngarkuar ta bëjë këtë punë.Sa pranë pavarësisë së Kosovës jemi zoti President?Unë mendoj që kjo është një gjë pa kthim. Kjo është e para dhe kjo është shumë e rëndësishme për mendimin tim, kryesorja. E dyta, kjo punë nuk mund të zgjatet më, nuk ka pse të zgjatet më. Pasi zgjatja e mëtejshme vetëm mund të krijojë situata të pasigurta të paqëndrueshmërisë. Dihet domethënë, ekstremistë të dy kaheve, si shqiptarë edhe serb, janë të papërmbajtshim dhe mund të na krijojnë situata të pakëndshme. Dhe në takimin që pata me Presidentin Bush, vitin që shkoi në qershor, në Tiranë, i thashë që kjo punë nuk duhet zgjatur, sepse kjo mund të na krijojë vërtet shqetësime dhe ai ra plotësisht dakord me këtë, më tha që kjo punë duhet zgjidhur. Dhe unë iu luta, i kërkova që këtë ta bëjë publike, në fakt, ai, sikurse jemi të gjithë prezent, e bëri publike këtë punë dhe diplomacia amerikane, por edhe ajo e Bashkimit Evropian, në mënyrë të veçantë shtetet kryesore të Bashkimit Evropian, janë për ta zgjidhur këtë punë sa më parë. Unë kam një mendim, që kjo punë duhet zgjidhur brenda muajit shkurt. Sigurisht nuk mund të parashikosh zhvillime të ndryshme, sepse diplomacia është e gjitha në lëvizje, po të shikosh përditë ke deklarata, në mënyrë të veçantë nga Rusia, e cila nuk e di pse ka marrë një qëllim kaq regjit ndaj këtij problemi. Sigurisht nuk e ka me Kosovën, as me shqiptarët, ajo ka ato planet e saj, ato strategjitë e saj që të arrijë...Ku e bazoni këtë? Kam idenë që ju keni takuar edhe Presidentin rus, Vladimir Putin...Këtë ma tha Putin hapur, në takimin që pata në Kroaci, një takim i rastit, nuk qe i organizuar. Një takim që unë arrita t'i them atij mendimet e mia dhe ai reagoi. Por midis të tjerash, tha që ne nuk kemi asgjë me shqiptarët. Unë i thashë që e di që nuk keni asgjë me ne, por po e paguajmë ne këtë punë. Më tha që do ta shikojmë.A duhet të ishte më aktive diplomacia, politika shqiptare me raportet ndaj Rusisë dhe a mund të ishte zbutur kështu sadopak kundërshtimi i prerë rus për pavarësinë e Kosovës?Po unë këtë e kam thënë edhe herë të tjera. E gjykoj si një mangësi të diplomacisë shqiptare dhe asaj kosovare, por në mënyrë të diplomacisë shqiptare, sepse ne si shtet sovran e kemi pasur këtë mundësi që të jemi më aktivë në kontaktet me rusët për t'u dhënë atyre të kuptojnë se si është situata realisht, pasi ata kanë dëgjuar vetëm krahun serb. Unë mund të them një gjë, një shembull më konkret, gjatë vizitës zyrtare që isha në Poloni. Në fillim, qoftë në takimin me Presidentin, qoftë me Kryeministrin, vura re që ata ishin të lëkundur për disa gjëra, sepse disa ditë më përpara atje kish qenë Kryeministri Koshtunica dhe Presidenti Tadiç dhe sigurisht kishin dëgjuar opsionet e tyre për problemin përkatës. Dhe kur unë u ula me ta në bisedë konkrete, i shpjegova vërtet si është problemi, vura re që ata mbajtën një qëndrim shumë pozitiv ndaj zgjidhjes së këtij problemi. Sigurisht që diplomacia këtë detyrë ka dhe kryetarët e shtetit në takimet e tyre këtë detyrën kanë, që ta sqarojnë problemin. Është ndryshe kur dëgjon vetëm njërin krah dhe ndryshe kur dëgjon të dy krahët, tjetri edhe mund të gjykojë se si qëndron çështja, qoftë politikisht, qoftë historikisht, qoftë edhe nga ana diplomatike.Le të flasim tani jo vetëm për gjëra kaq serioze, por edhe për ato pak më intime. Për shembull, për axhendën e punës suaj të përditshme, si e organizoni ditën tani?Tani unë jam në një moshë jo të vogël, po shkoj 79 vjeç dhe gjatë të gjithë jetës sime kam një standard të harxhimit të kohës. Dua të them që pas ligjeve të asaj kohe, kam dalë në pension kur isha 55 vjeç, i bie 24 vjet përpara afërsisht. Sigurisht që puna për mua është pjesë përbërëse e pandarë e jetesës dhe unë nuk e kuptoj dhe s'mund ta harxhoj kohën kot, ose siç komentonin disa përpara që luaja domino e tavull. Nuk është turp të luash domino e tavull, por në të vërtetën unë nuk di, jo për ndonjë gjë tjetër. Pra, unë kam pothuajse të njëjtin regjim, me përjashtim të orarit që është ndryshuar, që më parë e filloja punën në orën 09:00 dhe tani në orën 10:00. Punoj edhe paradite edhe pasdite, kur jam në Tiranë sigurisht. Siç thashë edhe pak më parë, kam takime, vizita të shumta, qoftë nga miq dhe shokë, qoftë edhe nga personalitete të brendshme dhe ndërkombëtare. Sigurisht marr pjesë në disa aktivitete ndërkombëtare, kam pasur ftesa, më është dashur të përgatitem, pasi tani të gjitha punët i bëj vetë, nuk kam sekretare, kështu që më duhet që edhe në kompjuter të punoj edhe disa punë mekanike që janë të detyrueshme duhet t'i bëjmë.