PS e PD nuk do të kenë aleatë
31/05/2005 Komisioni i Zgjedhjeve miraton 3 koalicione
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dje tri koalicione, që do të marrin pjesë në këtë formë në zgjedhjet e datës 3 korrik. LZHK, LDI dhe Partitë e Unitetit Kombëtar. LZHK ka qenë koalicioni i parë që është miratuar nga KQZ, ku janë përfshirë përfaqësues të partive të ndryshme si PLL, PDRN, PB etj. Kolaicioni i dytë i miratuar ka qenë Lëvizja Demokratike për Integrim. Partitë e këtij koalicioni, janë Partia e Reformave Demokratike, Partia Bashkimi Republikan dhe Partia Forca Albania. Këto parti do të paraqiten veçmas në fletën e votimit dhe nuk do të jenë nën të njëjtën sigël sikundër do të ndodh me LZHK-në. Ndërkohë, koalicioni i tretë i miratuar kanë qenë Partitë e Spektrit Social dhe Unitetit Kombëtar. Në këtë koalicion përfshihen Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve, Partia e Unitetit Kombëtar, Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare dhe Partia Ambientaliste. Ndryshe nga sa pritej, as Partia Socialiste dhe as Partia Demokratike nuk janë regjistruar me një koalicion zgjedhor.