Pensionet KEMP, formula e re e përfitimit
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Rreth 46 mijë persona në vendin tonë përfitojnë pension invaliditeti (KEMP) prej Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Pensioni i invaliditetit, jepet për sëmundje të përgjithshme por edhe për aksidente që janë shkaktuar nga puna që ka kryer një person. Kriteret kanë të bëjnë me plotësimin e dokumenteve të përcaktuara si dhe një miratim që duhet marrë nga Komisioni i KEMPI-t, për personat të cilët mund të përfitojnë. Konkretisht, personat invalidë që kanë derdhur ose paguajnë sigurimet shoqërore, për të përfituar pension invaliditeti duhet të marrin raportin mjekësor të lëshuar nga mjekët specialistë pranë komisioneve përkatëse. Ekspertët e Drejtorisë për Përfitimet Shoqërore në Institutin e Sigurimeve Shoqërore pohojnë se rreth 30 për qind e raporteve mjekësore për KEMP refuzohen prej komisioneve të ngritura në degët e sigurimeve shoqërore, pasi janë të pavlefshme. Ndërkohë, pas rishikimit çdo vit në komisionin pranë sigurimeve shoqërore 700 deri në 800 persona dalin nga skema e trajtimit, pasi rifitojnë aftësinë e humbur. Drejtori i Drejtorisë së Kontributeve në ISSH Naim Balluku iu jep përgjigje disa pyetjeve të qytetarëve të cilët kanë paqartësi lidhur me përfitimin e pensionit të invaliditetit.
Pyetja e qytetarit
“Kam një problem për të cilin do të doja të më ndihmonit ju. Kam qenë i punësuar deri më 2004, dhe kam paguar rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore. Aty nga gushti i 2005 jam sëmurur. Përgatita dokumentacionin për tu paraqitur në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë, i cili për nga gjendja shëndetësore më vlerësuan si invalid të plotë. Por problemi qëndron se isha bërë i paaftë gjatë kohës që isha i pasiguruar dhe sipas tyre nuk më lindi e drejta për pension invaliditeti. Nga informacioni që kam marrë, mësoj që me ndryshimet në ligj mund të fitoj pension invaliditeti. Kam bërë përsëri dokumentacionin për tu paraqitur në KMCAP. Ju lutem më sqaroni nëse do të përfitoj pension invaliditeti dhe kur do të më fillojë pagesa e pensionit,” shkruan një qytetar në Institutin e Sigurimeve Shoqërore
Specialisti Balluku
“Me ligjin nr. 9377datë 21.4.2005, ka ndryshuar problemi i trajtimit të invaliditetit. Nisur nga ky ligj, pavarësisht nëse nuk je i siguruar në momentin që bëhesh invalid, ekzaminohesh dhe përfiton pension invaliditeti të plotë sipas formulës: (moshë (minus) 20 (pjestim) për 2. Pra me terminologjinë ligjore sipas nenit 35 të Ligjit nr.7703 datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërise”, të ndryshuar cilësohet; Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa gjysma e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. Pra në qoftë se ju jeni 50 vjeç, përfitoni pension të plotë invaliditeti me 15 vite ( 50-20) : 2 = 15 vjetërsi në punë. Edhe në qoftë se keni vjetërsi më pak, përsëri përfitoni pension invaliditeti të pjesshëm. Për këtë është e domosdoshme të merrni fletën e drejtimit për KMCAP nga mjekët kopetent dhe të drejtoheni në KMCAP.
Letra nga qytetarët
“Jam një emigrant me banim në Selanik të Greqisë. Kam pësuar një aksident automobilistik dhe aktualisht nuk jam në gjendje për të punuar. Në Greqi nuk kam përfituar invaliditet, mbasi nuk kam qenë i siguruar. Në Shqipëri kam punuar para viteve 1990 dhe më bëhet një vjetërsi pune prej 18 vite. Jam 53 vjeç dhe gjendja ime ekonomike është e rëndë”, shkruan një qytetar në adresë të ISSH-së. Ndërkohë specialisti përgjigjet: “Me vjetërsinë në punë që keni në Shqipëri, ju përfitoni pension invaliditeti për ato vite që keni punuar në Shqipëri. Por për të përfituar këtë, ju duhet të ekzaminoheni në Shqipëri në Komisionet Mjekësore të Caktimit të Aftësisë për Punë, në rrethin ku ju keni vjetërsinë në punë. Për këtë, fillimisht, do të ekzaminoheni në qendrën shëndetësore të rrethit, i cili do të japë rekomandimin për ekzaminimin në Komisionin Mjekësor pranë Sigurimeve Shoqërore. Niveli i pensionit të plotë të invaliditetit do të llogaritet në bazë të një formule (mosha minus 20, pjestim për 2, që në rastin tuaj për të marrë pension të plotë invaliditeti duhen jo me pak se 16 vite e 6 muaj. Meqë ju, siç deklaroni, keni 18 vite punë, përfitoni pension të plotë invaliditeti, në qoftë se e miraton Komisioni Mjekësor i Caktimit Të Aftësisë për Punë. Ju rekomandojmë që të filloni procedurat e mësipërme për të përfituar pensionin e invaliditetit”.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010