Raporti i "FRIDE": “Zgjedhjet nuk plotësuan standardet”
Autori i Lajmit: Redaksia
Shqipëria është mbërthyer nga një konfrontim midis socialistëve të opozitës dhe Partisë Demokratike. Mijëra aktivistë të opozitës socialiste që po protestojnë në kryeqytetin shqiptar kërkojnë transparencë në zgjedhjet e përgjithshme që u zhvilluan vitin e kaluar. Trazira politike po kërcënon ofertën e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Dje kreu i diplomacisë amerikane të Tiranë, Xhon Uidhers, shprehu shqetësimin e tij për situatën politike në vend. Ky ishte edhe reagimi i parë i ambasadorit amerikan në Tiranë, lidhur me situatën më të fundit që po ndodh në politikën shqiptare. Teksa po mbante një fjalë në prezantimin e raportit të IDRA-s për nivelin e perceptimit të korrupsionit në Shqipëri, Uidhers këmbënguli se partitë po bëjnë luftë për pushtet duke u kthyer pak të besueshme në sytë e shqiptarëve. Ai u sugjeroi dy krerëve të lartë të politikës që të gjejnë rrugën për të zgjidhur problemet e krijuara në vend. Fjalën e tij ai e lidhi me raportin e fundit të publikuar nga “FRIDE”, organizata kërkimore spanjolle, e cila paraqiti probleme në vendin tonë lidhur me korrupsionin, varësinë e gjyqësorit nga politika, si dhe mungesën e kuadrit ligjor për median. Pas dy dekadash, që pas rënies së sistemit komunist, demokracia në Shqipëri vazhdon të mbetet e brishtë. Megjithëse vendi ka bërë hapa të konsiderueshëm drejt Evropës, sërish mbeten probleme në funksionimin e shtetit ligjor, pavarësinë e gjykatave, zgjedhjeve, pavarësisë së medias dhe kontrollit mbi fenomenin e korrupsionit. Kjo është e gjithë panorama që i bën funksionimit të demokracisë në Shqipëri, organizata kërkimore spanjolle, "FRIDE", përmes një raporti të detajuar, botuar në sitin e saj zyrtar. "FRIDE" është një organizatë kërkimore në Madrid, e themeluar gjatë presidencës spanjolle në Bashkimin Evropian, që ka për qëllim të sigurojë të reja mbi rolin e Evropës në arenën ndërkombëtare. Duke iu referuar raportit të kësaj organizate, theksohet se zgjedhjet paraqitën progres, por patën probleme, duke u politizuar votimi, si dhe pati parregullsi në procesin e numërimit dhe në nxjerrjen e rezultateve. Sipas raportit, politizimi i votës dhe situata e krijuar më pas nga bojkoti gjashtëmujor i Parlamentit nga ana e opozitës, tregon se Shqipëria duhet të forcojë demokracinë dhe duhet të bëjë përparim urgjent në kryerjen e reformave. "Zgjedhjet e vitit 2009 paraqitën një hap para dhe OSBE-ja theksoi se progresi është arritur. Megjithatë, ato nuk arritën standardet më të larta ndërkombëtare, duke paraqitur parregullsi në menaxhimin e zgjedhjeve, duke përfshirë këtu incidente të veçuara në shkelje me ligjin, si dhe politizimin e votës në procesin e numërimit dhe nxjerrjen e rezultateve. Politizimi i votave pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2009, bëri që opozita të kundërshtojë rezultatet e zgjedhjeve dhe të bojkotojë Parlamentin për gjashtë muaj. Kjo tregon qartë se demokracia në Shqipëri duhet të forcohet dhe se vendi duhet të bëjë përparim urgjent me procesin e reformave", - thuhet në raport. Dokumenti vijon më tej se bojkoti i opozitës ka dobësuar institucionet demokratike në vend, por ka përkeqësuar edhe perceptimin mbi zhvillimin e zgjedhjeve në vendin tonë. Përveç zhvillimit të procesit zgjedhor, raporti evidenton probleme edhe në respektimin dhe funksionimin e shtetit ligjor. Sipas raportit të "FRIDE-s", vihet në dukje se në këtë drejtim Shqipëria renditet pas vendeve të rajonit, ndërsa ka një përshtatje të varfër të legjislacionit me atë evropian, nisur kjo edhe nga përshtatja e tij, sipas preferencave partiake. "Ineficenca në zbatimin e ligjit ka ulur gjithashtu rregullat e shtetit ligjor në Shqipëri. Legjislacioni shqiptar ka një përshtatje të varfër me ato evropiane ose adoptimi partiak i modeleve ndërkombëtare kanë krijuar probleme në zbatimin e kësaj faze, duke afektuar harmoninë e gjithë sistemit", - citohet më tej në dokument.
Pavarësia e gjykatave dhe ndarja e pushteteve
Një problem tjetër serioz për sistemin e drejtësisë mbetet pavarësia e gjykatave dhe ndarja e pushteteve. Raporti thekson se pavarësia e gjyqësorit është e vogël, duke i dhënë hapësirë veprimi ndërhyrjeve të qeverisë, politizimit të hetimeve dhe përhapja e korrupsionit brenda sistemit gjyqësor. "Situata e pushtetit gjyqësor mbetet problematike dhe pavarësia e tij është e vogël. Kjo situatë i ka dhënë hapësirë veprimi ndërhyrjeve të qeverisë. Ka dy problematika specifike me pavarësinë e gjyqësorit, e para ka të bëjë me mungesën e standardeve të qarta për pavarësi, e cila lejon për ndërhyrjen e qeverisë. E dyta, është politizimi i sigurisë së hetimeve. E treta është edhe përhapja e korrupsionit brenda sistemit gjyqësor", - specifikohet më tej në raport. Raporti i referohet gjithashtu edhe korrupsionit dhe administrimit të tij nga qeveria shqiptare. Sipas raportit, megjithëse ka pasur një rritje të kontrollit ndaj korrupsionit, Shqipëria vazhdon të mbetet vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Dokumenti thekson se mosadministrimi i duhur i këtij fenomeni është edhe si pasojë e dështimit në zbatimin e ligjit. Raporti sjell në vëmendje edhe pavarësinë e medias, duke specifikuar se media vuan nga një kuadër i dobët ligjor, si dhe nga presionet politike dhe ekonomike ndaj saj. Raporti i "FRIDE" shton se kjo klimë në të cilën shumë media janë të varura nga burimet e financimit, i detyron ato të promovojnë axhendat e caktuara ekonomike apo politike. Nxjerrja e këtyre rezultateve nga organizata spanjolle "FRIDE" ka ardhur nga studimi të dhënave të një sërë institucionesh ndërkombëtare dhe shqiptare, si dhe duke kryer intervista të ndryshme, që nga shoqëria civile, gazetarë, anëtarë të sistemit të drejtësisë, analistë politikë dhe politikanë.
Ky lajm është publikuar: 06/05/2010