E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia kundër KosovësMbështet integritetinterritorial të Serbisë

MOSKE- Rusia mbetet e ngurtë në qëndrimin e saj ndaj Kosovës. Në prag ta takimit të rregullt të Këshillit të Sigurimit të kërkuar nga vetë ajo për Kosovën, Ministria e Jashme e Rusisë përsërit kundërshtimin ndaj shpalljes së pavarsisë.

“Qasja parimore e Rusisë ndaj Kosovës mbetet e pandryshuar dhe mbështetet në parimin e integritetit territorial dhe sovranitet të Republikës së Serbisë si dhe në nevojën për zbatim strikt të rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Kjo e fundit mbetet korniza ligjore e detyrueshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ruajtjen e sigurisë dhe për mosnjohjen e shpalljes së pavarësisë së njëanshme nga Kosova.” - Ka qenë deklarata e bërë nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ndërkohë Kosova kërkon ndryshimin e rezolutës 1244 të KS. Europa e Lirë shkruan sot se analistët e çështjeve politike në Kosovë nuk presin asgjë të jashtëzakonshme nga takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së që pritet të mbahet sot. Sipas tyre kërkesa për takimin e Këshillit të Sigurimit nga Rusia, është vetëm një lëvizje taktike dhe parapërgatitje për seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Analistët, shkruan europa e lirë, thonë se e gjithë lufta bëhet oër neutralizimin ose marrjen ‘pro’ të 51 votave në Asamblenë e Përgjithshme. Për këtë, grupi prej 69 shteteve që kanë njohur Kosovën, po bën shumë që këto 51 vende të abstenojnë. Ndërsa, pas Asamblesë së Përgjithshme, debati kryesisht do të jetë rreth shtetësisë së Kosovës”.
(s.g/balkanWeb)

Rusia ka kryesinë e rradhës së KS-së për muajin gusht dhe e ka përcaktuar takimin e sotëm për Kosovën si një nga përparësitë e kryesimit të saj njëmujor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›