Vdes 13-vjeçarja me helmim të ngadaltë

02/05/2005 Nënë e bijë spërkatën pemët me pesticide
KORÇË – Nëna merr vajzën e saj për të spërkatuar me helm pemët e kopshtit, por e paguan me jetën e së bijës. Athina Nunka 13-vjeçe, vdes disa orë pas marrjes së helmit të pesticidëve bujqësore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dishnicë,rreth 3 km larg qytetit të Korçës. Vajza ka ndërruar jetë gjatë orëve të para të mbrëmjës së djeshme, pavarësisht nga përpjekjet e shumta të stafit të mjekëve në spitalin e urgjencës në Korçë. Kjo ngjarje rëndon më shumë mbi nënën e saj, e cila ka marrë vajzën për të spërkatur pemishtet pa masa mbrojtëse, duke e bërë kështu viktimë të helmimit të ngadalshëm. Sipas burimeve që vijnë pranë spitalit civil, sot pritet të bëhet edhe autopsia e trupit të pajetë të vogëlushes. E gjitha ka filluar në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Familja Nunka kishte për të spërkatur pemishtet që kishte në pronësi. Ishte gruaja e shtëpisë e cila ka vendosur që ta bënte vetë këtë punë, si çdo vit. Por, ndryshe nga herët e tjera, i ka kërkuar vajzës së vet për të ndimuar, Athinasë. Për shkak të gjëndjes ekonomike, spërkatja është realizuar me mjete rrethanore. Nëna sperkatëte pemët, kurse e bija mbante kovën me tretësirën e pesticidit. Kanë kaluar disa orë me këtë punë dhe vajza filloi të ankohej në mesditë, duke i thënë nënës se i merreshin mendtë. Ishte e lodhur dhe i flihej,kërkesë e cila me sa duket, nuk është marrë parasysh nga e ëma. Deri pasdite vonë, vogëlushja ka qënë në kontakt të vazhdueshëm me helmin. Rreth orës 17.00, Athinaja ishte në gjendje alivanie. Nëna e saj e nis në shtëpi duke i kërkuar që të çlodhej, por gjendja e saj sa vinte dhe keqësohej.
Pa ndjenja në spital
Familja Nunka, e ka marrë vajzën dhe e dergon menjëherë në spitalin e Korçës. Në këtë moment 13-vjeçarja ishte pa ndjenja. Prej gojës i dilte shkumë e bardhë, çka tregonte se ishte një rast helmimi. Mjekët filluan ti bënin lavazh dhe gjithçka që nevojitej për ta shpëtuar, por pa sukses. Rreth orës 19.00, vajza ndërroi jetë. Sipas mjekëve, pesticidi të cilin ajo e ka mbajtur për një kohë relativisht të gjatë ka patur përmbajtje të lartë fosfori, gjë e cila ka krijuar komplikacione të shumta në rrugët e frymëmarrjes veçanërisht në mushkëri.
Kjo ngjarje ka vënë në lëvizje edhe policinë kriminale të rrethit të Korçës, me dyshimin se mos vajza ishte vetëhelmuar. Ishte nëna ajo e cila ka shpjeguar rrethanat. Gjithsesi, do të jetë autopsia, e cila do të zbardhë akoma më tej këtë ngjarje të dhimbshme në Korçë.