E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monica Belluci,44 vjeç shtatzënë



Pas 6 vitesh nga fotoja, ku ajo shfaqej e zhveshur, teksa përkëdhelte fëmijën, ende në barkun e aj, rikthehet në të njëjtin pozicion. Për të njëjtën kopertinë, por jo nudo, por me një këmishë të zezë prej mëndafshi dhe me një dorë mbi barkun e rrumbullakosur. Aktorja, Monica Belluci bashkëshorte e Vincent Cassel, e cila jeton në Francë bashkë me të bijën Deva, është shtatzënë në moshën 44-vjeçare. “Më kishin këshilluar të bëja menjëherë fëmijën e dytë, por nuk isha gati. Dhe kur u ndjeva gati shpresoja që të vinte shpejt.. Por fëmijët nuk janë si filmat, nuk vijnë duke u organizuar rreth një tavoline një regjisor e një producent”, është shprehur aktorja, e cila ka pozuar për “Vanity Fair”. “është e vërtetë që të bësh fëmijë në një moshë të madhe kërkon kurajë, pasi mund të rrezikosh, për veten dhe fëmijën. Por unë nuk ndihem kurajoze, thjesht me fat. Nuk jam një shembull që duhet ndjekur. Ka nga ata që I drejtohen klinikave të fertilitetit, të tjerë nënave të “huazuara”.. unë nuk kam pasur nevojë, ndoshta sepse gjyshja ime ka lindur një fëmijë në moshën 47-vjeçare. Por e përsëris është fat. Njoh gra që do të donin të kalonin shkretëtirën në gjunjë, për të pasur një fëmijë”. E pyetur se si do të ndihet kur i biri të mbushë 20 vjeç e ajo do të jetë mbi të 60-at, ajo thotë: “E pastaj? 60-vjeçaret janë të mrekullueshme”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›