E Shtunë, 31 Tetor 2026

Russel Crowe,një Robin Hud në Kanë



Nga një prijës gladiatorësh, në një prijës hajdutësh. Aktori australian Russel Crowe do të shkelë tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, në rolin e Robin Hudit. “Robin Hood”, filmi i Ridley Scott është zgjedhur për të hapur edicionin e 63-të të Festivalit të Kanës. Filmi, i cili do të prezantohet jashtë konkursit, mbi skenar të Brian Helgeland, risjell mitin e Robin Hudit, princit që u rrëmbente të pasurve, për t’ua ndarë të varfërve. Pas varianteve të mishëruara nga Errol Flynn, Sean Connery e Kevin Costner, pritet me kureshtje prurja e Russel Crowe-t. Kate Blanchett do të jetë protagonistja femërore, në rolin e Lady Marian, ndërkohë që në kast bëjnë pjesë edhe aktorë të tjerë si Max Von Sydow, Lea Seydoux e William Hurt. Filmi do të dalë në të gjitha kinematë e botës në 14 maj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›