E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monitorim vendimeve të Strasburgut

Ekspertët e KE-së

Këshilli i Europës ka dërguar në Tiranë dy ekspertë që do të vërtetojnë në terren zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut për të  Drejtat e Njeriut. Numri i lartë i padive të qytetarëve kundrejt shtetit shqiptar në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ka bërë që ky institucion të monitorojë situatën në vendin tonë. Të dërguarit e Strasburgut do të vëzhgojnë punën e gjykatave vendase për çështjet e pronësisë, zbatimin e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, si edhe përshtatjen e legjislacionit vendas. Shumica e çështjeve të shqyrtuara në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut kanë përfunduar në favor të qytetarëve. Dëmi financiar deri tani llogaritet në 1.5 milionë euro dhe pritet të jetë disa herë më i madh në vitet në vazhdim, nëse fitojnë çështjet që janë në radhë për gjykim.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›