Tatimet dorezohen perpara televizioneve kabllore ilegale
Tri televizione kabllore ne rajonin e Fierit vijojne transmetimet edhe pse ndaj tyre eshte marre nje vendim bllokimi nga Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit. Vendimi i KRT-se ka mbetur vetem ne letra pasi organi tatimor i qarkut eshte krejt i pafuqishem qe te nderhyje per te cuar me tej aktin e bllokimit. Tre operatoret televizive jane Alfa televizion Tv Kolonja dhe AVN.
Drejtori i Tatimeve te Fierit Albert Malaj shpjegon se bllokimi i televizioneve nuk eshte ne kompetencen e institucionit te tij. Malaj thote se te gjitha keto subjekte paguajne detyrimet e tyre tatimore ndersa licencat profesionale dhe teknike jepen nga institucione te tjera me te cilat bashkepunohet per cdo problem sic eshte edhe rasti i KRT-se. Me kete te fundit bashkepunojme per kontrollin e subjekteve qe nuk kane lejen e posacme por bllokimin e kryejne vetem ata.
Sipas drejtorit te tatimeve ne Fier nga institucioni i KRT-se gjate ketij viti jane dhene dy urdhra bllokimi per televizione kabllore nje me qender ne fshatin Afrim i Ri ne Fier dhe nje ne Kolonje te Lushnjes. Pikerisht ketu eshte kerkuar bashkepunimi i tatimeve te Fierit per te mbeshtetur inspektoret e KRT-se per vulosjen dhe cinstalimin e pajisjeve tha drejtori Malaj ndersa per televizionin e trete ai thote se ende nuk ka mberritur ne tatimet Fier akti i bllokimit.
Ne te dyja subjektet e bllokuara KRT-ja eshte ndihmuar nga inspektoret e tatimeve te Fierit per vulosjen pajisjeve te transmetimit. Por me largimin e ketyre inspektoreve keto televizione kabllore jane vene perseri ne pune dhe sipas drejtorit jane pikerisht inspektoret e KRT-se ata qe duhet te mbikeqyrin pas bllokimit pasi ata e kane sistemin e mbikeqyrjes.
Ne jemi vetem mbeshtetes. Behet fjale per nje sistem per te cilin ne nuk kemi mundesi teknike te nderhyjme. Misioni i administrates tatimore eshte per te mbledhur taksat dhe detyrimet tatimore e te tjera thote Albert Malaj.
Nderkohe prefekti i Fierit Bujar Hasaj qe e njeh nga afer kete situate u ka derguar nje shkrese zyrtare tatimeve te Fierit qe te zbatojne ligjin. Por sa te nderhyhet nga KRT-ja per bllokimin per se dyti te televizioneve kabllore ata do te transmetojne pa licence programet televizive te cilat ne pjesen me te madhe te rasteve jane te vjedhura nga subjektet e ligjshme.
Ne rrethin e Fierit jane te regjistruara ne Drejtorine Rajonale Tatimore 14 televizione kabllore.