E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montobio, Berishës: Do të promovoj vlerat e Shqipërisë

Kryeministri Sali Berisha priti dje ambasadorin e Spanjës në Tiranë, z. Emanuel Montobbio, me rastin e përfundimit të detyrës. Kryeministri Berisha vlerësoi punën e ambasadorit Montobbio, si ambasadori i parë i Spanjës në Shqipëri. Në këtë kontekst, Kryeministri theksoi rëndësinë e intensitetit të zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Spanjës gjatë kësaj periudhe. Në takim, u theksua ndër të tjera, nevoja e vazhdimit të forcimit dhe konsolidimit të marrëdhënieve dypalëshe. Nga ana e tij, ambasadori Montobbio theksoi rëndësinë e madhe që Spanja u kushton marrëdhënieve me Shqipërinë edhe në kuadër të NATO-s, bashkëpunimit mesdhetar, si dhe në të ardhmen, në gjirin e Bashkimit Evropian. Berisha vuri në pah rëndësinë e madhe që kanë për Shqipërinë marrëdhëniet me Spanjën, si në planin dypalësh dhe në atë shumëpalësh. Ambasadori Montobbio u shpreh se do të mbetet mik i shqiptarëve dhe se do të kontribuojë në promovimin e vlerave të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›