E Hënë, 2 Nëntor 2026

Monumentet e kulturës, këtë vit më shumë fonde për rikonstrkusion

26/02/2005  Së shpejti tabela për pasuritë e Durrësit

DURRËS - Drejtoria Rajonale e Monumenteve të Kulturës në Durrës

do të vendosë në një kohë të shkurtër tabelat për të gjitha monumentet e kulturës që ajo administron. Nga 30 objekte të tilla që ka nën administrim kjo drejtori, vetëm Amfiteatri i Durrësit ka tabelë,l ku theksohet se objekti është monument kulture dhe ruhet nga shteti.

Drejtori Idriz Balani ka thënë se vendosja e tabelave është shumë e rëndësishme për të ndaluar dëmtimin e tyre, ndërsa është shprehur se këtë vit dotë ketë më shumë fonde për rikonstruksionin e monumenteve.

Aktualisht, shtëpia “Aleksandër Moisiu”, e cila daton në shek. XIX është përfshirë në rikonstruksionin e pjesshëm, por edhe pjesa me e madhe e monumenteve nga Kepi Rodonit deri në Peqin, të përfshirë nën mirëmbajtje, konservim dhe restaurim nga Drejtoria

Rajonale në Durrës do të përfshihen në rikonstruksion.

Balani ka ngritur shqetësimin e kësaj drejtorie, lidhur me dëmtimin e disa monumenteve. Ai konkretisht ka përmendur Pusin e Tophanasë, objekt, i cili, pasi është dëmtuar pjesërisht gjatë shtetsës së bërë nga prokuroria e Durrësit, rrezikon të shkatërohet plotësisht, pasi këtë herë është gjykata ajo që ka

nisur të hap themelet mbi monument. Ndërsa drejtoria ka mundur të bllokojë përkohësisht punimet mbi monument, emergjente është deklaruar ndërhyrja edhe në monumentin e kulturës depoja e kripës Karpen Kavajë dhe Bazilikën Gjuricaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›