E Hënë, 2 Nëntor 2026

Policia bllokon makinën, s’identifikon autorin

26/02/2005  Aksidentohet rëndë një grua

DURRËS - Policia e Durrësit fsheh emrin e autorit që ka shkaktuar aksidentin e rëndë, një ditë më parë, në rrugën “Aleksandër Goga”. Megjithëse kanë dy ditë nga aksidenti i rëndë, i cili ka aksidentuar rëndë shtetasen Donika Gjoni policia pohon se nuk ka

mundur të gjejë autorin që shkaktoi aksidentin.

Në njoftimin ëp shtyp, të policisë lokale, mëoshet se është bllokuar automjeti tip “Opel Vectra” me targa DR 0985 A por se

drejtuesi i mjetit është larguar nga aksidenti dhe se policia e ka të pamundur të identifikojë atë.

Aksidenti ka ndodhur në ora 13.00 të ditës së enjte ku për pasoja ende të paqarta është dëmtuar rëndë 29-vjeçarja Gjoni banore e lagjes nr.15 e cila ka qenë duke ecur në anë të rrugës kur është përplasur me autoveturën. Gruaja viktimë e këtij aksidenti të rëndë është dërguar në Siptalin Ushtarak të Tiranës ku vazhdon të jetë në gjendje kritike për jetën.

Sipas mjekëve, të cilët e mbajnë të plagosurën në frymëmarje të drejtuar, Gjoni ka pësuar fraktura të shumta si dhe ka humbur shumë gjak. Në vendin e ngjarjes, policia ka mundur të bllokjë edhe një telefon celular të tipit “Nokia”, që mendohet se i përkiste drejtuesit të mjetit. Edhe pse policia ka pasur në dorë këtë provë materiale ajo ka deklaruar se vazhdon puna për kapjen e autorit, por pa bërë të ditur emrin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›