E Diel, 1 Nëntor 2026

Morati: Barazimi na shpëtoi nga turpi në Qipro

Presidenti zikaltër mendon se pika ndaj qipriotëve është e rëndësishme për ecurinë e skuadrës

Masimo Morati nuk ka frikë të pohojë se barazimi i të martës në Nikozia "na ka shpëtuar nga turpi". Presidenti i Interit ka menduar më të keqen mbrëmjen e Championsit, kur ekipi i tij ka kaluar në disavantazh në pjesën e dytë kundër Anorthosis, por më pas goli i Kruzit u ka dhënë zikaltërve një pikë të rëndësishme për kualifikimin.

FRIKE - Pronari i Interit bën analizën e tij: "Ekipi e ka nisur shumë mirë ndeshjen; dukej se do të kishim një fitore të lehtë, por më pas më duket se na ka ardhur kompleksi dhe frika e ndeshjes së lehtë, që bëhet e vështirë. Nuk do të thotë se e nënvlerëson me dashje kundërshtarin, thjesht ndihesh më i fortë. Kjo shihej edhe në fushën e lojës. Më pas është më e vështirë të reagosh, pasi je i demoralizuar. Janë gjëra që mund të ndodhin. Po, barazimi na ka shpëtuar pak nga turpi".

GABIMET NE MBROJTJE - Ndërkohë, Morati ka mbetur i befasuar nga pesë golat e pësuar në dy ndeshjet kundër Rexhinës dhe qipriotëve. "Mbase duhet të rregullojmë diçka, - shprehet ai. - Mendoj se është një problem psikologjik që shkaktohet më shumë nga gabimet e bëra. Kur bëhen gabime, ndëshkohesh menjëherë duke pësuar gol."

BURDISO - Gabime ka bërë shumë Nikolas Burdiso, por Morati del në mbrojtje të lojtarit. "Një ndeshje e keqe mund t'i ndodhë një lojtari, por të vjen keq kur mendon që i ka ndodhur një lojtari kaq të mirë, të aftë, me aq shumë cilësi si ai." Në fund, presidenti shpjegon se barazimi me Anorthosis nuk ka lidhje me zgjedhjet e bëra nga Mourinjo. "Nuk është ndonjë çështje që ka të bëjë me lëvizjet taktike, por vetëm me faktin se fut në fushë një skuadër që duhet të luajë në një mënyrë të caktuar, por që duket pak e bllokuar, siç ka ndodhur të martën. Besoj se dikush nga lojtarët ka qenë edhe pak i lodhur," - ka përfunduar Morati.

Liga e Kampionëve

Dje

Real – Juventus

Bate – Zenit

Selltik – Mançester

Alborg – Vilareal

Fiorentina – Bajer

Lion – Steaua

Arsenal – Fenerbahçe

Dinamo K -Porto

Të martë

Anorthosis – Inter 3-3

Verder – Panathinajkos 0-3

Liverpul – Atletiko 1-1

Marsejë – PSV3-0

Sporting – Shahtjor1-0

Barcelona – Bazel1-1

Roma – Çelsi3-1

Kluj – Bordo1-2

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›