Sneijder beson në Scudetto

Nga Express më 21 janar 2011 në ora 16:37
Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder beson se ekipi i tij mund të bëjë rikthim të suksesshëm në garë për titull dhe të fitojë përsëri Scudetton.
Nerazzurrët ishin në pozitën e shtatë në Vitin e Ri, por me një seri prej katër fitoreve të njëpasnjëshme në Serie A janë ngritur në vendin e katërt, gjashtë pikë prapa kryesuesit Milan, me një ndeshje më pak të zhvilluar.
“Sigurisht se besojmë, Inter tani mund ta fitojë Scudetton. Jemi duke shkuar fuqishëm tani dhe duhet të vazhdojmë me fitore”, tha Sneijder.