Përse hezitohet për të kandiduar gra ?!
27/05/2005 Ndoshta është me vend të përmend thënien e Hillary Clinton: “Liritë dhe të drejtat e tua nuk mund të fitohen nëpërmjet heshtjes”.
Shumë probleme mblidhen në momente të veçanta, veçanërisht para periudhave të tilla sensibilizuese, siç janë zgjedhjet elektorale. Në mjaft televizione ka filluar turravrapi i politikanëve, duke renditur mrekullitë që e presin këtë popull. Janë këta politikanë, që mezi presin t’i kapin gazetarët për të folur për aleanca para e pas zgjedhjeve. Por, të trishton fakti kur sheh se në asnjë rast e në asnjë moment nuk flitet e nuk diskutohet për pjesëmarrjen e gruas në vendimmarrje, një problem aq i diskutuar qoftë nga ndërkombëtarët, ashtu edhe nga shoqëria civile. Dhe jo vetëm kaq. Por, kur shkruaj këto rreshta më duket sikur jam marsiane, në këtë realitet që të gërryen. Sepse të ngresh zërin për kandidimin e gruas në vendimmarrje në ato shifra mjerane, të duket sikur kërkon një luks në morinë e problemeve që ka jeta. Shihet që numri i grave po futet në ujë. Nuk ka mbështetje politike për të ruajtur minimalisht edhe ato kuota që ishin më parë. Një çudi në këtë realitet shqiptar. Nuk e di se me kë vend mund të krahasohemi! Në Evropë jo e jo! Pretekset janë nga më të shumtat nga partitë politike, se gjoja nuk paska zonja për të përballuar fushatën, qoftë nga ana financiare, ashtu edhe me morinë e çështjeve të shumta që përmbledh vetë ajo. Janë gati refren thëniet se “e mirë dhe e zonja kjo grua, por nuk mund të fitojë zgjedhjet, sepse lufta politike është e egër dhe e dhunshme” a thua se nuk do konkurrohet, por do shkohet për t’u prerë koka. Pa marrë fund ky realitet, as që mund të shpresohet që të ecet përpara me ritmet që dëshirojmë. Kjo ka edhe spjegimin tjetër se, mungon vullneti politik për të mbështetur gruan. Kjo s’është rastësi. Më vjen në mendje një thënie e publicistit Preç Zogaj se “ne jemi pengje të një tradite shekullore kur flitet për zonjat e nderuara. Por, vetë gratë nuk duhet të jenë në pozita pritjeje”.
Edhe pasqyrimi në media i barazisë gjinore në këto zgjedhje është njëra anë e problemit. Kjo më tepër i lihet rastësisë. Por, më themelorja është te vetë partitë politike. Ato janë kthyer plotësisht në parti maskuliste. Harrohet me dashje apo për ndonjë arsye tjetër këtë nuk di ta sqaroj. Një gjë është e lexueshme, se barazia gjinore në vitin 2005 po futet në kalendat greke. Kemi një regres të ndjeshëm. Kur vjen momenti i kandidaturave të zonjave kërkohet “gjilpëra në kashtë”. Nxirren njëqind arsye e justifikime. Jo e njëjta gjë ndodh me zotërinjtë. Menjëherë dalin nga sirtarët emra pas emrash të atyre me grada shkencore ose jo, me kontribute qoftë në politikë apo në profesion, e për të cilët kam respekt. Por, kurrsesi nuk vete një herë lapsi te një grua që qoftë për të gjitha ato sa rendita nuk qëndrojnë më prapa se zotërinjtë. Ndoshta janë edhe disa hapa më përpara, kur mendon se ato menaxhojnë edhe familjen, edhe fëmijët, edhe gjithçka tjetër në jetë. Të gjtha këto të arritura me punë. Le të më dalë dikush e të thotë se kjo grua i ka X atribute të arritura edhe nëpërmjet kafeneve, siç ndodh edhe te mjaft nga zotërinjtë.
Më duhet t’ju kujtoj atyre që mblidhen në ato zyra, ku punon lapsi vetëm për zotërinjtë, se barazia gjinore është një pjesëmarrje e dukshme, e fuqishme dhe barabartë e të dy sekseve në të gjitha fushat e jetës. Ajo synon të nxisë pjesëmarrjen e plotë të grave e burrave në shoqëri. Mirë që sot ne Shqipëri nuk arrihet pjesëmarrja e plotë, por do të dëshiroja të shihja në zbatim ato dokumente e statuse, ku është e paracaktuar kuotimi i grave. Mjafton të kujtoj që në Kosovën e pasluftës, që ende s’ka fituar pavarësinë zyrtare, është institucionalizuar 30% i grave parlamentare. Ose diku më tutje në kohë .Ishte viti 1910, kur në Finlandë ishin tre gra parlamentare. Krahasojeni këtë shifër me parlamentin e sotëm shqiptar. Të kthejmë sytë nga statistikat. Këtu nuk e kam fjalën për 3, 5 apo 7, por për tendencën mbytëse dhe aspak inkurajuese për gruan. Pikërisht këtu fillon kontradikta midis maskilitetit dhe feminilitetit në politikë, duke e kthyer politikën vetëm për zotërinjtë. Fushata ka filluar. Dhe ata politikanë, që kanë kandiduar, kanë drejtuar sytë nga zonjat. Dihet që ato mbajnë peshën kryesore të fushatës. Edhe njëherë ajo renditet në punët e dorës së dytë. Dhe, si për ironi të fatit, gruaja sot drejtohet dhe orientohet nga 48% e shoqërisë. Më vjen në mendje një shprehje e Matty Thim, që thotë se, “nëse do që të fluturojë zogu, ai ka nevojë për të dyja krahët”.
Ka shumë politikanë që gjatë kësaj periudhe katërvjeçare kanë tjerur thënie të tilla se, “do të ndryshojnë raportet, se me zonjat jemi borxhlije, se ato meritojnë shumë më tepër etj.”. U ngop opinioni me premtime boshe. Ajo tashmë përfaqësohet nga zotërinjtë. Atëherë le të dalin e të deklarojnë si dikur “Ne gratë e Shqipërisë do të punojmë për emancipimin tonë”. Po, po mos u habisni! Edhe këtu do të shkohet.
Në mënyrë racionale besojmë se doza e maskilitetit te partitë politike është e theksuar. Është ky mentalitet maskilist, që i pengon politikëbërësit që të vlerësojnë aftësitë, punën dhe vlerat e gruas. Një burrë është gati të bllokojë një autostradë, ta favorizojë një kontrabandë, drogë apo armë, të hapë dy-tre restorante apo kafe masive, ndërsa një gruaje nuk i shkon mendja për mashtrime të tilla, përjashto ndonjë rast.
Mentaliteti mbytës për gruan nuk ndryshon me një ditë. Aq më tepër që fenomeni i mospërfaqësimit të saj në parlament po ngushtohet. Është momenti që këmbanat duhet të bien fort për politikën për të ndërmarrë hapa konkret, për t’i dhënë gruas vendin që i takon. Ajo përbën 52% të popullsisë.