E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratinos: Spanja “qëndrim konstruktiv” ndaj Kosovës

BRUKSEL- Spanja nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës gjatë presidencës së Bashkimit Evropian, por do të ketë “qëndrim konstruktiv” ndaj autoriteteve të saj. Deklarata erdhi nga shefi i diplomacisë Spanjolle, Miguel Anhel Moratinos, i cili u përqendrua në fjalimin e tij edhe në situatën në Ballkan. Moratinos tha se e rëndësishme për Bashkimin Evropian është që të hapë dyert për pranimin e anëtarëve të reja, posaçërisht shteteve të Ballkanit. Spanja kryeson me presidencën e BE-së që nga janari i këtij viti. Moratinos ka nënvizuar se nuk ka arsye që të mos zbatohet politika e dyerve të hapura për vendet aspiruese. “Pas miratimit të Marrëveshjes së Lisbonës, e cila ka zgjidhur problemet e shumta institucionale që ballafaqohej BE, me rëndësi të veçantë është që të jepen porosi politike të dyerve të hapura”, ka theksuar shefi i diplomacisë spanjolle, Moratinos, i cili ka shtuar se vëmendje do t`i kushtohet ish-republikave jugosllave. Ai vlerësoi se Bosnjë Hercegovina është vendi “më i ndjeshëm” nga ish Jugosllavia dhe Spanja, gjatë presidencës së saj në BE, do t’i kushtoje kujdes të madh këtij vendi.(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›