E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universitetet, shpallen fituesit në rrethe

 

zirina llambro

Nga dje, listat e kandidatëve fitues kanë nisur të afishohen në fakultete. Gazeta publikon emrat e studentëve të rinj që do ulen në auditorët e universiteteve të rretheve. Gjithashtu çdo kandidat mund të verifikojë nëse është fitues në një universitet apo jo, duke vizituar faqen e internetit të MASH dhe listën e pikëve të fituesit të fundit në çdo fakultet. Në një deklaratë për mediat, ministria ka bërë me dije edhe kohën që kanë në dispozicion maturantët për t’u regjistruar. ”Kandidatët fitues, pa humbur kohë të bëjnë regjistrimin e tyre paraprak në programin e studimit ku janë shpallur paraprakisht fitues, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve në datat 12, 13, 14, 15, 16, 17 dhe 18 shtator 2009, prej orës 08:00 deri në orën 18:00”, thuhet në deklaratën e MASH. Për regjistrimin paraprak, kandidati duhet të paraqitet personalisht pranë sekretarive mësimore dhe të dorëzojë një dosje individuale, me dokumentet origjinale. Ato do të jenë përkatësisht: Dëftesë pjekurie origjinale dhe në mungesë, një listë notash me fotografi, e nënshkruar nga Drejtori i Shkollës e nga Drejtori i Drejtorisë Arsimore Rajonale përkatëse. Dokument identifikimi (Letërnjoftim, ID ose pasaportë) dhe fotokopje të tij. Në dosje mbahet vetëm fotokopja e dokumentit të identifikimit, 2 fotografi. Mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1.500 lekë (Nr i llogarisë ku do të derdhet tarifa duhet të kërkohet në fakultetin përkatës. Kandidatët që nuk kryejnë regjistrimin paraprak brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdo arsye, nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve dhe do të humbasin të drejtën për të vazhduar studimet e larta për këtë vit.

LISTA E PLOTE E EMRAVE NDODHET NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›