E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mori i keq, qeveria mbledh emergjencat civile



Shtabi Qendror i Emergjencave Civile shqyrtoi dje situatën e krijuar nga moti i keq që ka kapur vendin në ditën e fundit. Nga vlerësimi i situatës u përcaktuan nevojat për hapjen e akseve rrugore, sidomos në atë Pukë-Kukës. Zyra e shtypit pranë Kryeministrisë bëri të ditur se Shtabi vendosi që automjete borëpastruese të Xhenios të Forcave të Armatosura të shkojnë në segmentin Pukë–Fushë-Arrëz – Shën Mëri–Kukës, për të mbështetur përpjekjet e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, e cila ka angazhuar të gjithë parkun e saj në këto akse rrugore. Shtabi vendosi që helikopterë të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë do të qëndrojnë në gatishmëri për të ndërmarrë operacione kërkim-shpëtimi sipas nevojës, u theksua në këtë mbledhje. Ndërkohë edhe Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar gatishmëri maksimale për të përballuar çdo situatë të mundshme. Ai i ka kërkuar Shtabit të Emergjencave Civile që të marrë të gjitha masat për të mundësuar kalueshmërinë në akset kryesore të vendit dhe për të mbikëqyrur në vazhdimësi segmentet rrugore problematike. Banorët e zonave të bllokuara do të ndihmohen në rast nevojash të krijuara si rezultat i motit të keq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›