Tokat bujqësore me probleme, si merret akti i ri i pronësisë
Vendimi më i fundit paraqet procedurën e korrigjimit të aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi dhe formularin tip të këtij akti
TIRANE- Qeveria miraton procedurat e krijimit të akteve të reja të marrjes së tokës bujqësore në pronësi, si rezultat i korrigjimeve.
Vendimi i përgatitur në zyrat e Kryeministrisë dhe i miratuar në parim vetëm dy ditë më parë në mbledhjen e radhës së qeverisë, paraqet pikërisht procedurën e korrigjimit të aktit të marrjes së tokës bujqësore në pronësi dhe formularin tip të këtij akti, që do të lëshohet në katër kopje, konkretisht: a) pronarit;
b) Seksionit të Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës; c) Komisionit vendor; ç) Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Sipas vendimit të përgatitur, qytetarët duhet të paraqesin pranë komisionit vendor:
a) kërkesën për korrigjimin e aktit të marrjes së tokës në pronësi; b) certifikatën e gjendjes familjare, të lëshuar nga zyra e gjendjes civile e komunës dhe/ose bashkisë, ku të pasqyrohet numri i anëtarëve të familjes bujqësore ose individi, në favor të të cilit do të lëshohet akti i ri i marrjes së tokës në pronësi;
c) aktin e marrjes së tokës në pronësi, në origjinal, së bashku me planvendosjen e ngastrës/ngastrave, të konfirmuar nga kryetari i komunës;
ç) planvendosjen e ngastrës/ngastrave, që qytetari, sipas informacionit që ka, pretendon se është i pandarë, të hartuar sipas hartës treguese të regjistrimit, në shkallën 1:2500, nga një specialist topograf i licencuar;
d) vërtetimin e faktit se ka qenë anëtar i ish-kooperativave bujqësore më 1.8.1991, ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, me 1.10.1992.
Për këtë arsye, qytetari duhet të depozitojë shkresën nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, për pagesën ose jo të pensionit, si dhe konfirmimin cilido qoftë ai, të kryetarit të komunës, për këtë fakt.
Nëse sipas informacioneve sa më sipër, nuk vërtetohet fakti i të qenit anëtar i ish-Kooperativës Bujqësore ose punonjës i ish-ndërmarrjes bujqësore, qytetari ka të drejtë të depozitojë pranë komisionit vendor, çdo dokument që vërteton faktin e mësipërm.
Pas depozitimit të dokumentacionit, në vendimin e qeverisë paraqiten detyrat, që do të kenë më pas komisionet vendore e konkretisht korrespondenca e detyrueshme e Komisionit Vendor me institucionet, veprimtaria të cilëve lidhet me lëshimin e
"Aktit të ri të Marrjes së tokës në pronësi", siç janë komunat/bashkitë, zyrat e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës në qark dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme. Pas këtij procesi, Komisioni Vendor plotëson në katër kopje origjinale aktin e ri të marrjes së tokës në pronësi.
Ky akt shoqërohet edhe me planvendosjen e ngastrës/ngastrave. Më pas, komisioni vendor dërgon në seksionin e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës autorizimin dhe kopjen origjinale të këtij vendimi, për lëshimin e aktit të ri të pronësisë, bashkë me fotokopje të dokumentacionit të ri ligjor.
Seksioni i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, në bazë të vendimit dhe dokumentacionit që disponon nga Komisioni Vendor, kontrollon aktin e ri të marrjes së tokës në pronësi dhe planvendosjet përkatëse të ngastrës/ngastrave dhe kur i gjen ato në përputhje me kërkesat e ligjit "Për verifikimin e titujve të Pronësisë", i miraton ato.
Akti i ri marrjes së tokës në pronësi dhe planvendosja, nënshkruhen nga përgjegjësi i seksionit të administrimit dhe mbi nënshkrim vendoset vula e këshillit të qarkut. Korrigjimi i akteve të pronësisë vjen si domosdoshmëri e zbatimit të një prej neneve të ligjit për verifikimin e titujve, ku thuhet se, komisionet vendore janë të detyruar që të shqyrtojnë kërkesat dhe ankesat e paraqitura nga qytetarët dhe institucionet shtetërore.
Vendimi sa më sipër, në fakt është një hap para zbatimit të ligjit për titujt, ndërkohë që vetë zbatimi i këtij ligji ka sjellë mjaft probleme