Mori ryshfet nga studentët, në gjyq infermieri
20/05/2010 Task-Forca mbyll hetimet për Astrit Barën me detyrë punonjës i spitalit nr. 2
Bara, 300 mijë lekë për të ndërhyrë tek pedagogët për nota e provime
TIRANE- Astrit Bara, infermier pranë spitalin nr. 2 në QSUT, akuzohet nga njësia hetimore Task-Forcë se ka marrë nga studentët në dy raste 300 mijë lekë, me qëllim që ai të ndërhynte tek pedagogët e Fakultetit të Infermierisë për t’i kaluar në lëndët ngelëse. Filmimet dhe përgjimet ambientale janë provat kryesore të akuzës, e cila pak ditë më parë ka përfunduar hetimet dhe çështjen në ngarkim të infermierit Bara e ka dërguar për gjykim në gjykatën e Tiranës. Sipas kërkesës për gjykim të përpiluar nga prokurori i njësisë Task-Forcë, Astrit Bara ka konsumuar akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv, pasi gjatë muajve shtator-tetor ai u ka marrë dy studentëve nga 300 mijë lekë, për të ndërhyrë në dy pedagogët ku ata kishin ngelur. Organi i akuzës pretendon se disponon prova të mjaftueshme, të cilat faktojnë aktivitetin kriminal të infermierit. Mësohet se në dosjen në ngarkim të tij, Task-Forca ka administruar një sërë përgjimesh, por edhe tezat e provimit të dy studentëve, të cilët rezultojnë ngelës në dy lëndë të Fakultetit të Infermierisë. Hetimet janë zhvilluar në një periudhë kohe prej rreth 7 muajsh, ku brenda së cilës akuza mundi të provojë tërësisht me fakte, prova materiale shkresore, përgjime dhe dëshmi, implikimin e infermierit të spitalit nr.2, në rolin e sekserit, duke iu kërkuar studentëve 30 mijë lekë të reja për provim. I ndaluari dyshohet se kryente rolin e sekserit ndërmjet studentëve mbetës dhe pedagogëve të ndryshëm të Fakultetit të Infermierisë, por gjatë fazës hetimore Task-Forca nuk ka faktuar korrupsionin e pedagogëve dhe për pasojë asnjërin prej të dyshuarve nuk ka proceduar penalisht. Mësohet se për futjen në grackë të të pandehurit Astrit Bara, njësia hetimore Task-Forcë, ka përdorur si karem një student, i cili interesohej për të gjetur njerëz, me qëllim që të ndërhynin financiarisht në pedagogët, për të marrë notën kaluese.