Morientes firmos për Liverpulin

13/01/2005
Trajneri i Liverpulit, spanjolli Rafael Benitez, theksoi se klubi i djajve të kuq është shumë pranë, nënshkrimit me sulmuesin spanjoll të Realit të Madridit, Fernando Morientes. "Nuk mund të them se Morientes është futbollisti i Liverpulit, por unë besoj se jemi shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes dhe se kjo gjë është vetëm çështje orësh", deklaroi Benitez, në faqen e internetit të klubit, pas fitores 1:0 me Uatford, në ndeshjen e vajtjes për gjysmëfinalen e Kupës së Ligës. "Ne kemi folur për Morientes prej dy javësh dhe futbollisti madrilen dëshiron që të bashkohet me Liverpulin, gjë kjo, pozitive", shtoi më tej Benitez. Trajneri theksoi se, Morientes mund të përfshihet në skuadër, në ndeshjen e të shtunës në “Anfield”, të Liverpulit me Mançester Junajtid. "Ne jemi gati për arrijtjen e tij, sapo marrëveshja të finalizohet, nënvizoi ish-trajneri i Valencias. Nuk jam i sigurtë se si do të marrë lejen e punës në Angli, por jemi plot shpresa
që ai të jetë gati për ndeshjen në fundjavë". "Ne do ta përdorim si forcë në skuadër sa më shpejt që të jetë e mundur. Gjëja më e rëndësishme është se ai dëshiron që të vijë te Liverpul dhe të luajë me ne", pohoi Benitez. Morientes kaloi sezonin e kaluar te Monako, përmes formulës së huazimit, duke qenë shënuesi më i mirë në Ligën e Kampioneve dhe golat e tij e çuan skuadrën e principatës në finalen e këtij kompeticioni evropian. Ai u rikthye në “Bernabeu”, në përfundim të sezonit të kaluar, por e gjeti veten si alternativë e katërt në sulm, pas Ronaldos, Raul Gonzalesit dhe Majkëll Ouen.