E Hënë, 2 Nëntor 2026

Saki: Shevçenko, ëndrra ime

13/01/2005  Drejtoti teknik i Real Madrid Arrigo Saki, dje në një intervistë të dhënë në gazetën e përditshme spanjolle “Marca” ka pranuar interesimin për Andrij Shevçenko: “Është një futbollist i madh. Me Milanin ka demostruar të gjithë potencialin e tijsulmues dhe për këtë ka fituar Topin e Artë. Ndoshta është sulmuesi më i mirë në botë”.

- Pra Real Madrid do të interesohet në verë për sulmuesin e Milanit?

- Reali nuk mund të interesohet për të gjithë futbollistët e mëdhenj që luajnë në Europë, por të shpenzosh para për Shevçenkon ia vlen. Ne mund të bëjmë ofertën tonë në verë, por varet nga dëshira e drejtuesve të Milanit. Deri tani ata kanë treguar se nuk dëshirojnë absolutisht të privohen nga ukrahinasi.

- Ndërkohë marrëveshja me Gravesen është shumë pranë ?

- Gravesen është një futbollist i talentuar dhe për ne do të ishte një blerje e mirë. Jemi duke negociuar me drejtuesit e Evertonit, por deri tani asgjë nuk është arritur. Gjithësesi nuk është e thënë që duhet të blejmë patjeër një futbollist në janar.

- Me Sakin në stafin drejtues dy ndeshje dhe dy ftore. Shumë vetë mendojnë se ka ardhur njeriu i duhur në kohën e duhur...

- Kemi fituar dy ndeshje shumë të rëndësishme, sidomos kjo atë me Atletikon, mbi të gjitha në planin moral. Jam munduar të jap maksimumin tim gjatë kësaj periudhe që jam në Madrid, por nuk është merita ime për rezultatet e arritura. Nuk duhet të harrojmë se në pankinë kemi një trajner të mrekullueshëm si Vanderlei Luksenburgo, i cili pushon me shumë pasion në stërvitje dhe është një njeri tek i cili mund të besojmë shumë.

- Nëse do të zgjidhnit midis Ligës së Kampioneve dhe kampionatit spanjoll ?

- Një skuadër e madhe si Reali nuk mund të zgjedhë midis dy trofeve të rëndësishëm. Duhet të japim maksimumin tonë në të dyja këto kompeticione dhe më pas të shpresojmë t`i fitojmë të dyja. Siguroisht, në kampionat detyra jonë do të jetë më e vështirë, ndërsa në Ligën e Kampioneve duhet të sfidojmë një skuadër si Juventusi, që di të japë më të mirën në ndeshje të mëdha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›