Zherard : Ishte fitore e madhe

13/01/2005
Një gol në pjesën e dytë, nga kapiteni Stiven Zherard, i dha fitoren 1:0, Liverpulit, ndaj formacionit të divizionit të parë, Uatford, në gjysmëfinalen e vajtjes për Kupën e Ligës, zhvilluar në “Anfield”. Mesfushori i Anglisë shënoi në minutën e 56-të, duke përfunduar një aksion jashtë zonës së rreptësisë së kundërshtarit, ndërkohë që mbrojtësi i Uatfordit, Neil Koks, nuk bëri gjë tjetër, veçse e shtyu me kokë topin në rrjetë. Liverpul, rekordmen në këtë kompeticion me shtatë trofe, u pa në shqetësim, në 45 minutat e para, por e ngriti shumë lojën, pas pushimit me aktivizimin e sulmuesit çek Milan Baros. "Uatford meriton shumë vlerësim, pasi erdhi në “Anfield” dhe zhvilloi një betejë të vërtetë", i deklaroi Zherard, Sky Sorts. "Manaxheri na tha se ne e nënvlerësuam kundërshtarin në pjesën e parë, por pas pushimit, ne punuam shumë dhe me veprime të shpejta", shtoi më tej kapiteni i Liverpulit. "Për ne ishte një rezultat i mirë, theksoi trajneri i Uatfordit, në vendin e 16-të në divizionin e parë anglez, Rej Levington. Por gjërat mund të kishin qenë dhe më mirë. Ne bëmë një punë të madhe dhe ishim gjithnjë përpara kundërshtarit". Gerard theksoi se, Liverpul që pret të shtunën në “Anfield”, Mançester Junajtid, duhet të përmirësojë lojën e tij, kur të luajë me Uatfordin në Vicarage Road, pas dy javësh. "Duhet të shfaqim vlerat tona më të mira në ndeshjen e kthimit", pohoi Zherard.