Pango: KOP në PD deri në përfundim të zgjedhjeve, sulmet janë absurde
12/01/2005 Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale, Ylli Pango, në një intervistë për "Metropol", është shprehur se sulmet që po i bëhen së fundi Komitetit të Orientimit të Politikave në PD janë të pakuptimta. Sipas tij, të punosh për programin e një force politike nuk do të thotë të punosh për armikun, por, në fund të fundit, do të thotë të punosh për vendin. Nga ana tjetër, Pango shprehet se KOP është parashikuar që të pushojë së ekzistuari në përfundimin e zgjedhjeve parlamentare. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që disa nga anëtarët e komitetit të kandidojnë për deputet, apo poste të tjera. Për raste të tillë, Pango shprehet se pretenduesit duhet të konkurrojnë si të gjithë konkurrentët në Partinë Demokratike.
Kryetari i PD prezantoi Komitetin e Orientimit të Politikave. Për mendimin tuaj, çfarë ndikimi do të ketë kjo në jetën politike të vendit?
Ky është precedenti i parë pozitiv i këtij lloji. Hera e parë që një parti politike thërret profesionistët dhe ekspertizën për të hartuar programe dhe për të dhënë konsulencë në politikat e partisë, por edhe në të gjithë sektorët e jetës. Për rrjedhojë, ky lloj afrimi mund të ketë vetëm impakt pozitiv. Këta njerëz kanë një reputacion dhe një profesion të vetin. Dikush ka një biznes, dikush ka një profesion të caktur dhe do të japin kontributin e tyre në një fushë të caktuar. E dyta, është një përgjigje ndaj një pyetjeje të hershme të medias dhe të forcave politike kundërshtare se ku i ka njerëzit PD-ja? Është absurde të thuash se të gjithë njerëzit janë të grumbulluar në njërin krah dhe krahu tjetër qenka pa njerëz. Njerëz, që kanë të njëjtat pikëpamje për zhvillimin e vendit, apo pikëpamjet politike me PD-në, ka shumë ashtu, siç ka dhe në krahun tjetër. Po ashtu ka njerëz, që e treguan me perezencën e tyre që ekzistojnë dhe me emrin e tyre treguan që do të kontribuojnë, por u dha një përgjigje që nuk është aspak e vonuar, që përkoi me këtë periudhë, që është disa muaj përpara zgjedhjeve. Pra, ka vlerë, siç e thashë, në aspektin praktik për hartimin e një programi realist dhe konstruktiv, ka vlerë edhe për të hequr një "hatu", si të thuash nga duart e kundërshtarit politik. Hatu, e cila ka 7 apo 8 vjet që shfrytëzohet, por që ka ndikim ndegativ te njerëzit. Sipas kësaj teorie, PD-ja nuk ka njerëz, por u pa që PD-ja ka njerëz dhe ka shumë të tjerë, që ende nuk kanë dalë. Për rrjedhojë, kjo do të ketë vetëm ndikim pozitiv. Së treti, nuk kuptohet një mësim shumë i madh i demokracisë dhe i pluralizmit në qoftë se në të gjithë krahët e politikës, në rastin konkret në Shqipëri, në të dy krahët e saj, të ketë stafe të përgatitura. Atëherë e ardhmja e vendit do të jetë konkurrencë mes stafeve të dy krahëve kryesore të politikës. Duhet kuptuar se kjo lloj konkurrence sjell vetëm zhvillim dhe askujt nuk duhet t'i mbetet hatri, nga krahu kundërshtar, se ky staf po kontribuon për këtë apo për atë parti politike, për të vetmen arsye se, të dy stafet apo të gjithë stafet, në qoftë se punojnë të motivuar kontribuojnë për vendin. Në fund të fundit, ky është pluralizmi, konkurrencë stafesh. Pra, atë që nuk bën njëri staf e bën një staf tjetër dhe kështu me radhë.
Ju jeni një nga anëtarët e këtij komiteti. Mund të na thoni diçka më konkrete, si do të jetë organizimi i tij dhe si do të funksionojë ky komitet?
Unë, tani për tani, mund të them vetëm këtë që do të jetë një komitet konsultativ, që do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me kryetarin e PD-së. Komiteti do të punojë për programet, gjë të cilën Berisha e ka lançuar prej disa muajsh. Komiteti do të funksionojë në shërbim të PD-së deri në fushatën elektorale, më pas, siç u tha dhe në prezantim, secili prej anëtarëve të këtij komiteti mund të ndjekë rrugën e tij, mund të vazhdojë biznesin e tij. Në rast se kërkon t'i hyjë karrierës politike, mund të provojë si gjithë të tjerët, mund të kandidojë si gjithë të tjerët. Në fund të fundit, anëtarët e hershëm të PD-së, anëtarët e kryesisë së saj dhe militantët kanë një kontribut të kahershëm shumë të gjatë, dhe do të marrin atë çka u takon në bazë të kontributit të tyre.
Kur ju erdhi ftesa nga PD-ja, pasi ideja për ngritjen e KOP-it është hedhur që prej një viti?
Unë e kam të kahershme lidhjen me PD-në dhe kontributin në të. Duke filluar që nga viti '97-'98, unë kam dalë hapur në media dhe duhet të urojmë që ekziston media, për të dëshmuar dhe treguar si kam folur kundër kësaj qeverisjeje. Kam dalë hapur dhe me emra kundër qeverisjes së PS-së. Por, meqë programi i PD-së është programi i një partie që punon për problemet e mëdha të këtij vendi, natyrisht që unë kam qenë në një llogore. Nga ana tjetër, qëndrimi shumë pozitiv, që u mbajt në periudhën e atentatit ndaj meje, dhe kryesisht nga lideri i PD-së, Berisha, më dha një mbështetje të madhe.Unë si njeri mirënjohës që jam dhe që e vlerësoj shumë këtë veçori te njerëzit, dhe duke e ndjerë që kjo parti në atë moment dhe lidershipi i saj në atë moment luftuan kundër përbaltjes të figurës time, më ka bërë që unë të jem i lidhur shpirtërisht, mendërisht dhe intelektualisht me këtë parti. Por, unë, gjithsesi kam qenë në një bashkëpunim të tipit konsultativ, asnjëherë nuk kam kërkuar as anëtarësim, as pozicione dhe as ofiqe. Kam pasur marrëdhënie të mira dhe respekt reciprok për anëtarët e saj të Kryesisë, dhe për rrjedhojë jam natyrshëm i ftuar qysh herët. Ndërsa për komitetin është thënë që prej disa muajsh që është hedhur ideja, padyshim që kam rënë dakord në sensin që jam gati të jap gjithë bagazhin tim, njohuritë e mia, emrin tim edhe në rolin e një konsultuesi të thjeshtë, sepse në fund të fundit çdo shqiptar që ka një fije patriotizmi duhet të ketë një motivacion.
Mendoni se KOP, te një pjesë e PD mund të shikohet si rival në marrjen e pushtetit dhe të ngjallë një lloj xhelozie te drejtuesit dhe anëtarët e saj?
Nuk besoj se mund të ndodhë një gjë e tillë. Unë e kam shprehur dhe më parë se, në qoftë se PD-së i takon e ardhmja qeverisëse, në aktivizim dhe në punën këshilluese ka vend për të gjithë. Kur them se ka vend për të gjithë, them që ka vend për të kontribuar të gjithë, me qëllim që të gjithë ne të vëmë nga një gur për të bërë diçka të mirë. Për sa i përket pozicioneve, ambicieve, unë nuk mendoj se duhet që të ketë një gjë të tillë. Unë e theksova dhe më lart që anëtarët e këtij komiteti kanë funksion konsultativ, dhe në qoftë se dëshirojnë të zenë pozicione duhet të konkurrojnë dhe pjesëmarrja për mua në këtë komitet nuk do të thotë që medoemos duhet të kenë më pas një pozicion të rëndësishëm. Ky komitet është roli konsultativ i PD-së, i cili mund të mbarojë mbas 6 muajsh, pasi të ketë mbrauar fushata e PD- së dhe pas asaj secili, sipas dëshirës, mund të dojë të vazhdojë në politikë, mund të vazhdojë të ketë rol konsulenti, apo të vazhdojë biznesin dhe profesionin e tij.
Pra, ju thon që nuk ka vend për debate të mundshme dhe xhelozi brenda PD-së, lidhur me këtë çështje?
Absolutisht jo. Të gjithë ata që kanë kontribuar për kaq kohë në PD do të marrin vendin që meritojnë sipas këtij kontributi. Kudo në botë partitë luftojnë për pushtetin dhe pushteti ndahet midis drejtuesve të partisë politike, njerëzve që kanë punuar për të dhe për rrjedhojë këtyre njerëzve u takon që të kenë pozicionet që meritojnë për shkak të kontributit të tyre afatgjatë. Komiteti konsultativ mbetet komitet konsultativ dhe ky është misioni kryesor. Ne që kemi të njëjtat pikëpamje me PD- në japim kontributin tonë, energjitë tona dhe nesër pasnesër flas në një pjesë dërrmuese kthehen në pozicionet dhe jetën e tyre.
A e rrezikon karrierën tuaj pjesëmarrja në këtë komitet?
Unë nuk jam i angazhuar në forumet partiake të PD-së. E dyta, unë jam i zgjedhur nga stafi dhe në bazë të punës time si dekan i Fakultetit të Shkencave. Punën time në drejtim të fakultetit do ta kryej me përkushtim cilado parti të vijë. Kam rikonstruktuar një fakultet të tërë dhe e kam çuar numrin e studentëve nga 150 në vitin1992 në 1500 sot. Këto kanë qenë disa nga arsyet që unë jam zgjedhur në këtë post. Por, për mendimin tim, të punosh për programin e një partie politike nuk do të thotë të punosh për programin e armikut, por punon për programin e partive që përpiqen për të ndërtuar vendin. Pra, unë do të vë në shërbim të vendit njohuritë e mia profesionale, që në fund të fundit i shërbejnë vetëm këtij vendi. Në këtë aspekt, nuk e kuptoj përse mund të ketë pasoja.
Nga këta persona që u përzgjodhën në KOP, sa prej tyre mendohet të jenë kandidatura të ardhshme të PD-së, dhe në rast se do t'iu ofrohej do të pranoni të kandidoni nën siglën e PD-së?
Nuk na është ofruar diçka e tillë dhe unë nuk mund të gjykoj asnjëherë pa u bërë oferta. Ju e dini që edhe në rastin që emri im u përfol për kandidaturën e kryetarit të Bashkisë, kam thënë që as më është afruar dhe as kam kërkuar gjë. Mbetet përsëri kjo përgjigje, me qëllim që njerëzit ta kenë të qartë që nuk kam asnjë ekuivok me atë çfarë kemi dhe atë çka duhet të bëjmë. Detyra jonë kryesore, në këtë moment, është të bëjmë sa më mirë punën tonë, për të hartuar programe dhe alternativa realiste për të ndihmuar këtë vend, i cili ka që në 1997-ën që ka mbetur në vendnumëro, sidomos në raport me problemin kryesor të tij, që është integrimi në komunitetin evropian.