"Motrën e përdhunaun dhe e lanë"
11/01/2005 TIRANË – Gani Mullaymeri është djali i të pandehurit Fetah Mullaymeri, babai i vajzës 16-vjeçare, e cila u vetëvar në haurin e shtëpisë së saj, pak muaj më parë. Dje dëshmitari tregoi me hollësi rrethanat në të cilat u gjend e varur motra si dhe momentin kur babai mori granatën në dorë dhe kërkoi të vrasë dy vëllezërit Kuqi.
Dëshmia
"Disa ditë para ngjarjes, unë me motrën po ktheheshim nga shtëpia e xhaxhait. Besnik Kuqi, së bashku me vëllain e tij, Eqerem Kuqin, na dolën përpara. Ata më dhanë një të shtyrë, ndërsa morën motrën. Pas asaj dite, babai shkoi dhe i takoi dy djemtë. Ata jo vetëm që nuk pranuan të flisnin, por e ofenduan babain rëndë". Kështu e filloi rrëfimin e tij vëllai i motrës së vetëvarur. Më pas, ai shtoi se historia në familje nuk kishte përfunduar. "Babai, pasi mori përgjigje negative nga vëllezërit që ngacmonin motrën, erdhi në shtëpi shumë i irrituar. Ai i tha motrës se djemtë që e ngacmonin, nuk e kishin seriozisht dhe se ata do ta gënjenin për ta dërguar në Itali".
Vrasja
Ky ka qenë edhe komunikimi i fundit i babait me vajzën. Pas kësaj dite, 16-vjeçarja është ndjerë e ofenduar. Nuk ka dashur t'i dalë përpara babait, edhe pse ai është munduar ta ndihmojë. "Motra, të nesërmen e ditës që debatoi me babain, vari veten". Gani Mullaymeri, tha dje se, babai i tij kur ka parë vajzën të varur, nuk e ka përmbajtur veten. Ai është nisur drejt djemve që u bënë shkas për këtë ngjarje. Djali u shpreh se, Fetah Mullaymeri kishte marrë një granatë dhe, menjëherë sapo ka parë dy vëllezërit, e ka hedhur në drejtim të tyre, duke thënë se do t'i zhdukte. Në momentin e hedhjes së granatës ka qenë edhe djali i tij së bashku me vëllain. "Mua më iku vajza në moshën më të re. Tani nuk më intereson më jeta ime". Kjo ka qenë dëshmia e babait të vajzës, të quajtur Anila Mullaymeri, që, sipas pretendimeve të familjarëve të saj, u vetëvar nga turpi.
Të afërmit
Nëna e vajzës, Fluturia, xhaxhai i saj dhe kushërinjtë, janë shprehur në gjykatë se, viktima Besnik Kuqo dhe i dëmtuari, vëllai i viktimës, Eqerem Kuqi, kanë tentuar të marrin vajzën me forcë dhe më pas ta trafikonin në Greqi. Ngjarja ndodhi në fshatin Leminot të Korçës. I pandehuri, babai i vajzës, Fetah Mullaymeri, tha dje se kur ka parë vajzën të varur dhe pa jetë, i janë errur sytë, ka marrë një granatë dore dhe është nisur drejt vendit, ku dy vëllezërit bënin tregti me fruta-perime.