E Shtunë, 31 Tetor 2026

Problem punësimi të rinjtë që mbarojnë të lartën

Dita ndërkombëtare e punëtorëve, 1 Maji, e ka gjetur Shqipërinë me rreth 140 mijë të papunë, të paktën duke iu referuar statistikave zyrtare. Ministri i Punës, Kosta Barka, është shprehur dje se prioritet për këtë institucion mbetet "integrimi në tregun e punës së kontingjentit të të rinjve që kanë mbaruar arsimin e lartë". Ndërsa ka theksuar se i rëndësishëm mbetet edhe aspekti tjetër, ai i formimit profesional të punëkërkuesve të papunë, në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Barka ka shtuar se kontraktimi kolektiv mbetet një nga komponentët më të rëndësishëm të dialogut social, ku nëpërmjet negociatave dhe ndërmjetësimit me punëdhënësit dhe punëmarrësit, është arritur për herë të parë lidhja e kontratës kolektive në sektorin e art-kulturës, si dhe përmirësimi i kontratave në arsim, shëndetësi, bujqësi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›