Mos eksportoni pare!

Aq u është dukur i çuditshëm dhe i ngutshëm vendimi i Trustit Pensional të Kosovës, për investimin edhe të 55 milionë eurove jashtë vendit, sa që ka shtyrë drejtuesit e Aleancës Kosovare të Bizneseve të mendojnë se mos ka ndikuar këtu dorëheqja e kryetarit të Bordit të këtij Fondi.
Javën e kaluar, nga posti i kryetarit të Bordit të Trustit, ka dhënë dorëheqje Besim Beqaj, për shkak të emërimit ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ndërkaq, vendimi për investimin e mjeteve jashtë është marrë një javë pas këtij veprimi.
Numri një i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ende nuk mund të besojë së ky vendim është menduar paraprakisht.
“Ky vendim i ngutshëm është marrë në kohën kur Trusti nuk ka kryetar të Bordit. Kërkojmë nga Qeveria që sa më parë ta emërojë kryetarin e ri”, tha Shahini.
Me këtë vendim, Trusti Pensional i Kosovës vendosi që të investohen edhe 55 milionë euro para të pensionistëve, jashtë vendit. Prej tyre, 10 milionë euro në tregun e aksioneve, përmes menaxhuesit të mjeteve Vanguard dhe 45 milionë euro në tregun e parave të gatshme, përmes menaxhuesit të mjeteve Fortis. Ndërkohë, vetëm katër milionë euro shtesë është vendosur të deponohen në Raiffeisen Bank në Kosovë.
Ndërkohë, kjo është e pakuptimtë edhe për Milazim Abazin, drejtor i Departamentit për Ekonomi dhe Financa në Aleancën për Biznese, i cili thotë se në vend se mjetet tona t’i investojmë në Kosovë me interes dhjetë herë më të lartë, ndodh e kundërta.
“Me këto mjete do të krijoheshin vende të reja pune, do të rritej buxheti dhe do të rritej numri i parapaguesve në Trust”, tha Abazi.
Sipas tij, menaxhuesi i mjeteve Fortis, bankë kjo belge në të cilën u derdhën 45 milionë euro të kontribuuesve kosovarë, ende nuk është këndellur nga kriza financiare dhe hiq më larg se vitin e kaluar është dashur intervenimi i shtetit për ta shpëtuar nga falimentimi.
“Bordit i Trustit vendosi t’i investojë 55 milionë euro jashtë me një interes vjetor 0.5 për qind, duke u mburrur se po fiton pesëfish më shumë se sikur ato para t’i mbajë në BQK”, pohoi Abazi.
Ndërkaq, në po të njëjtën ditë, thotë Abazi, Trusti i plasoi 4 milionë euro në Raiffaisen bank në Kosovë, me një interes prej 5.5 për qind në vit, por duke e detyruar këtë bankë që me të njëjtat para të blejë letra me vlerë në tregun ndërkombëtar.
Sipas tij, kjo do të thotë së mjetet që Trusti i investon në bankat komerciale në Kosovë, që është 5 për qind sipas ligjit, është njëjtë sikur të investohen jashtë, por tani duke shfrytëzuar bankat që operojnë në Kosovë si ndërmjetësues.
Ai kërkoi edhe nxjerrjen e Ligjit për letra me vlerë, me të cilin pastaj do të krijohej mundësia që Trusti t’i investojë paratë në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës. Nga kjo formë e investimit të mjeteve, pastaj në bazë të Ligjit për pensionet do të mund të investoheshin në Kosovë 30 për qind e mjeteve.
Megjithatë, për udhëheqësit e Trustit, ky vendim është marrë konform stabilitetit në rritje të tregjeve ndërkombëtare financiare si dhe rezultateve të kënaqshme, të cilat kanë rritur investimet e Trustit gjatë tremujorit të parë të këtij viti.
Aktualisht nga paratë e pensioneve të grumbulluara në Trust, në Kosovë janë investuar vetëm 37 milionë euro, ndërkaq sikur të ekzistonte tregu i letrave me vlerë, Trusti mund t’i kthente edhe 111 milionë euro.
Veç kësaj, drejtuesit e AKB-së e përshëndetën marrëveshjen e arritur mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë Bechtel&Enca për ndërtimin e autostradës Vërmicë – Besi - Merdar dhe kërkuan më shumë transparencë rreth kostos së këtij projekti dhe devijimit të trasesë se kah do t’i bjerë autostrada.