Del në treg pija Schweppes Mojito
Kompania “Coca Cola”, dega e Shqipërisë, ka hedhur prej ditës së djeshme produktin e ri “Schweppes Mojito”, falë bashkëpunimit me gjigantin amerikan nga Atlanta “The Coca-Cola Company”. Sipas drejtorit të shitjeve, Luca Simonassi, “Schweppes Mojito” do të jetë prezent për herë të parë në tregun shqiptar duke filluar nga data 16 prill dhe do ofrohet në shishe qelqi 250 ml dhe në kanoçe 330 ml. Gjatë 10 ditëve në vijim “Schweppes Mojito” do të jetë i disponueshëm vetëm në disa nga baret dhe lokalet e natës më të mira të Tiranës. Gjatë kësaj periudhe, evente dhe aktivitete të ndryshme speciale që lidhen me “Schweppes Mojito” do të organizohen në këto vende”. Mbas 26 prillit, ky produkt i ri do të jetë i pranishëm në baret më të mira dhe pika të tjera shitjeje në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa drejtori i përgjithshëm, Luigi Verabo, bëri një ekspoze të produktit, si dhe historinë e kompanisë. “Schweppes” lindi në vitet 1700, si pija e parë e butë jo alkoolike nga një orëbërës zviceran dhe shkencëtar amator, me emrin Jean Jacob.
#