E Diel, 1 Nëntor 2026

Gebbeken: Bisedime me qeverinë për kontratën

Intervista

Pala gjermane pranon nisjen e negociatave dhe shpreh në parim sa ka qëndrim pozitiv në tërë procesin e bisedimeve, por nga ana tjetër jep argumente të cenimit të marrëveshjes. Në të vetmen intervistë lidhur me këtë çështje, dhënë për “Shqip”, në nëntor 2009 drejtoresha e përgjithshme, Andrea Gebbeben tha se, “qeveria shqiptare na ka vënë në dukje faktin se do të donte të ndërtonte një aeroport në zonën e Sarandës për të zhvilluar turizmin. Ne jemi gati të mbështesim qeverinë shqiptare në dëshirën për të ndërtuar një aeroport në zonën e Sarandës. Ne jemi gati gjithashtu të diskutojmë dhe aspekte të tjera të marrëveshjes tonë të koncesionit. Por duhet të theksojmë se ne kemi përgjegjësinë për të mbrojtur kompaninë Tirana International Airport. Ekzistojnë mundësi për negociata dhe ne e kemi siguruar qeverinë shqiptare se jemi të gatshëm për të filluar diskutimet në çfarëdolloj momenti që ajo do të jetë e gatshme. Shfrytëzimi i aeroportit të Kukësit si një tjetër aeroport për fluturime ndërkombëtare për pasagjerë do të shkaktonte dëme ekonomike si për vetë aeroportin e Kukësit ashtu edhe për Aeroportin e Tiranës, për shkak të vendndodhjeve të afërta të këtyre të fundit”.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›