Aviacionet Civile, pakt Shqipëri-Itali
Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar dhe Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian, ENAC. Memorandumi në fjalë u firmos dje nga drejtori i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Ervin Mazniku, dhe nga drejtori i përgjithshëm i Entit Kombëtar të Aviacionit Civil Italian, Alessio Quaranta. Qëllimi i këtij memorandumi është të thellojë dhënien e asistencës teknike Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, nëpërmjet hartimit dhe respektimit të një plani mbikëqyrjes së operimeve dhe funksionimit të operatorëve komercialë ajrorë shqiptarë dhe atyre të huaj. “Nëpërmjet këtij memorandumi, do të arrihet në përmirësimin dhe modernizimin e kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Aviacionit Civil, në rritjen e nivelit të performancës”, tha Mazniku.
#