Moskë, 8 marsi festohet duke tradhtuar burrat
Në Rusi 8 marsi festohet në një mënyrë krejt ndryshe nga ajo tradicionalja tjetërkund në botë. Një grup grash kanë vendosur ta festojnë festën, duke tradhtuar bashkëshortët e tyre. Sipas komenteve të gazetës ruse “Moskovski Komsomoliets”, janë rreth 200 gra të cilat do të marrin pjesë në këtë klub sekret, të formuar për të protestuar kundër një feste hipokrite. Sipas tyre në fakt, 8 marsi është “dita e vetme e vitit në të cilën burrat janë të sjellshëm me gratë e tyre dhe u dhurojnë lule”. Klubi i quajtur “klubi i 8 marsit” është organizuar mirë me të gjithë meshkujt e disponueshëm për takime të shpejta. Vetëm dy kanë qenë kriteret e zgjedhjes, statura dhe mosha. Takimi mes tyre mund të ndodhë vetëm një herë në vit, më 8 mars dhe vetëm një herë në jetë me atë mashkull. Ka një shërbim sekretarie, i cili siguron që vitin e ardhshëm gratë të mos takohen me të njëjtin burrë.