E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjë, transeksualët anëtarësohen në ushtri

 

Edhe transeksualët do të jenë pjesë e ushtrisë spanjolle. Tashmë ka një normativë që vendos mbi hyrjen e tyre në Forcat e Armatosura. Urdhri ministror mban firmën e zv/kryeministres Maria Teresa Fernandez de la Vega dhe modifikon pikën mjekësore, e cila i kishte përjashtuar ata që në vitin 1989. Ajo normë përfshin mungesën “totale apo të pjesshme të penisit” si një nga kriteret që refuzonte kërkesën e transave për të marrë pjesë në ushtri. E përditshmja spanjolle “El Mundo” kujton rastin e personit me iniciale A.G.R, një transeksual i cili që nga viti 2007 ëndërron të hyjë në Kavalerinë spanjolle dhe është refuzuar gjithmonë. Që vitin e kaluar ishte njoftuar një masë e tillë nga Ministri i Mbrojtjes, Carme Chacon, që kërkonte evitimin e diskriminimeve. Por Forcat e Armatosura spanjolle pretendojnë se prej disa vitesh aty ka një grua transeksuale, e cila nuk ka pësuar kurrë asnjë diskriminim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›