Mosli, jep dorëheqjen një agjent sekret
Skandalit "Mosli" i është shtuar edhe një detaj shumë pikant. Një nga pesë prostitutat që mori pjesë në orgjinë me temë naziste të organizuar nga Maks Mosli, kreu i FIA-s, është gruaja e një agjenti të shërbimeve sekrete britanike, MI5. Gazeta "Sunday Times" ka publikuar këtë lajm bashkë me faktin se agjenti sekret ka dhënë dorëheqjen në prill. Por shërbimet sekrete kanë hedhur poshtë hipotezën e një komploti. "Janë të pakuptimta aludimet se ne jemi të përfshirë në këtë çështje", deklaroi zëdhënësi i MI5.